Flash

Sherri me 3 të plagosur në Përmet, arrestohet babai, në kërkim djali

Lapsi.al 29 October 2022
Sherri me 3 të plagosur në Përmet, arrestohet babai, në

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, sipas të cilit në vendin e quajtur "Agjencia", Përmet, u konfliktuan me sende të forta, shtetasit K. N. dhe J. N. (babë e bir) me shtetasit Dh. Xh., K. XH. dhe E. A. dhe për pasojë u dëmtuan shtetasit Dh. Xh., K. Xh. dhe E. A., ju bëjmë me dije se:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Përmet arrestuan në flagrancë shtetasin K. N., 48 vjeç dhe shpallën në kërkim shtetasin J. N., 25 vjeç (djali i shtetasit K. N.), të dy banues në Përmet, për veprat “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Gjithashtu, nga shërbimet e Policisë u arrestua në flagrancë edhe shtetasi Gj. B., 45 vjeç, banues në Përmet, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, pasi pas ngjarjes, ka ndihmuar shtetasin K. N., për t’u larguar nga vendngjarja, me automjetin e tij. Shtetasit K. N. dhe Gj. B., në momentin e ndalimit, kanë kundështuar me forcë punonjësit e Policisë.

Vijon puna intensive për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasit J. N. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Përmet për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Moti, fundjava sjell ulje të temperaturave

Vendi ynë, këtë të shtunë do të vijojë të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve në pothuajse gjithë territorin, ndërsa vranësira të lehta pritet të ketë në zonat ...

08:27

Thellohet deficiti i skemës së pensioneve

Përveç emigracionit të lartë, Shqipëria po kalon një tranzicion të fortë demografik që e ka zanafillën te masa e madhe e të moshuarve që po krijohet nga bumi i ...

09:23

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI