Flash

Rëndohet bilanci i viktimave në Korenë e Jugut, 146 të pajetë

Lapsi.al 29 October 2022
Rëndohet bilanci i viktimave në Korenë e Jugut, 146 të

Bilanci i viktimave në Korenë e Jugut është thelluar. Mësohet se të paktën 146 vetë humbën jetën dhe rreth 100 u plagosën në një situatë kaotike. Një turmë u dynd në një lagje qendrore të kryeqytetit të Koresë së Jugut, Seul për festimet e Halloween-it të shtunën në mbrëmje. Ata u rrëzuan në një rrugë të ngushtë. Numri i viktimave mund të rritet pasi përpjekjet e shpëtimit po vazhdojnë ende.

“Zona është ende në kaos kështu që ende po përpiqemi të kuptojmë se sa ishte numri i saktë i personave të plagosur,” tha Moon Hyun-joo, një zyrtar në Agjencinë Kombëtare të Zjarrfikësve.

Mes atyre që u dërguan në spitale pati edhe të huaj. Shumë nga viktimat ishin gra të reja në të njëzetat e tyre. Dëshmitarët përshkruan skena kaotike. Policia e pranishme për të mbajtur rendin në pritje të paradës së Halloween, kishte vështirësi në ruajtjen e kontrollit të turmës.

Ishte parada e parë e Halloween prej tre vjetësh. Kjo që kur vendi hoqi kufizimet e COVID-it dhe distancimin fizik. Disa dëshmitarë përshkruan se turma po bëhej gjithnjë e më e padisiplinuar dhe e parregullt me kalimin e orëve.

Presidenti Yon Suk-yeol kryesoi një takim urgjent me zyrtarë të lartë dhe urdhëroi ekipet mjekësore të urgjencës të shkojnë në atë zonë, tha zyra e tij. Autoritetet thanë se po hetonin shkakun e saktë të incidentit.

Të këshilluara

Sunak zhvillon bisedën e parë me Macron

Kryeministri i ri i Britanisë Rishi Sunak dhe presidenti francez Emmanuel Macron diskutuan çështjen e emigrantëve klandestinë që kalojnë nëpërmjet kanalit të La...

15:30

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI