Flash

Moti, fundjava sjell ulje të temperaturave

Lapsi.al 29 October 2022
Moti, fundjava sjell ulje të temperaturave

Vendi ynë, këtë të shtunë do të vijojë të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve në pothuajse gjithë territorin, ndërsa vranësira të lehta pritet të ketë në zonat malore.

Ndërsa në orët në vijim parashikohet që të ketë kalime të pakta të vranësirave po ashtu dhe pjesërisht në zonë e ulët të Shqipërisë, por nuk do të mund të sjellin reshje.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 26°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Verior-Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.

Të këshilluara

Thellohet deficiti i skemës së pensioneve

Përveç emigracionit të lartë, Shqipëria po kalon një tranzicion të fortë demografik që e ka zanafillën te masa e madhe e të moshuarve që po krijohet nga bumi i ...

09:23

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI