Flash

Juventus i shpëton zbritjes së pikëve: 'karta Ronaldo' rrezikon gjobë deri në 60 milionë euro

Lapsi.al 29 October 2022
Juventus i shpëton zbritjes së pikëve: 'karta Ronaldo'

Juventus nën akuzë. Hetimi Prisma nga Prokuroria Publike e Torinos, mbi ndryshimin e bilanceve në periudhën 2018-2020, mund të ketë pasoja të rënda. Flitet si në rrafshin sportiv, ashtu dhe në atë ekonomik. Në këtë rast, 'karta Ronaldo' luan një rol vendimtar. Sipas prokurorisë dhe siç ka dalë nga disa përgjime, Juventus ka marrë përsipër t'i paguante portugezit 19.9 milionë euro. Kjo edhe në rast të ndërprerjes së marrëdhënies profesionale. E 'karta Ronaldo' nuk do të ishte llogaritur në bilanc.

Siç raporton La Repubblica, ekzistenca reale e kësaj marrëveshjeje private mes klubit dhe kampionit portugez, do të dënohej me një gjobë. Ajo rrezikon të jetë tre herë më e lartë se vlera e vetë akordit, sipas rregullores. “Nëse shoqëria akordohet në kundërshtim me dispozitat federale, dënohet me gjobë. Ajo shkon nga një deri në trefishin e shumës së rënë dakord".

Me llogari të bëra, nëse do të ekzistonte vërtet ‘karta Ronaldo’ prej 19,975 milionë eurosh, Juventusi do të rrezikonte një gjobë shumë të lartë. Bëhet fjalë nga 20 në 60 milionë euro, që do të ishte një goditje e vërtetë për arkat e klubit. Sidomos pas humbjeve të regjistruara në shtator dhe eliminimin nga Champions League.

Zhvillimet e çështjes bëri që presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli, të mblidhte dje të gjithë punonjësit e kompanisë, përfshirë edhe ata në fushë. Siç raporton Sky Sport, për të qartësuar pozicionin e klubit dhe për t’i siguruar të gjithë. “Kemi nevojë për unitet, klubi ka vepruar gjithmonë me korrektësi” është mesazhi që numri një i Juventusit ka dashur të dërgojë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI