Flash

Video/ Bayern luan 'tenis' me Mainz: gjashtë golashënues të ndryshëm për një vend të parë për një natë

Lapsi.al 29 October 2022
Video/ Bayern luan 'tenis' me Mainz: gjashtë golashënues

Bayern dominoi, mposhti Mainz e pafat duke dhënë një shfaqje në Allianz Arena. Skuadra e Nagelsmann fitoi 6-2, duke shënuar me gjashtë lojtarë të ndryshëm dhe kryeson provizorisht Bundesligën. Një natë si kryesues, duke pritur që Union Berlin të luajë të dielën. Vazhdon kriza e Leverkusen, i shembur ndaj Leipzig (2-0) dhe i treti nga fundi. Edhe Stuttgart e kalon pas fitores me Augsburg 2-1. Wolfsburg triumfon 4-0 ndaj Bochum.

GOLEADA E BAYERN

Bayern shpërthen me goleadë në Allianz Arena. 6-2 ndaj Mainz dhe në krye të Bundesligës për një natë. Një pjesë e parë tipike për formacionin e Nagelsmann, që kalon përpara pas pesë minutash. Mané nxorri të lirë Gnabry që mposhti Zentner. Bayern dominoi zotërimin e topit, por Mainz mund të barazonte me Burkardt. Gol i gabuar gol i pësuar, sepse në të 27' erdhi magjia e Musiala. Goditje e përsosur tokazi ngjitur me shtyllën dhe Musiala arrin në dopioshifra, kur jemi ende në fund të tetorit. Miqtë reaguan edhe një herë pas golit të pësuar, duke goditur traversën dhe shtyllën në të njëjtin aksion. Po në fund të pjesës së parë Mané fitoi një penallti dhe e transformon vetë në minutën e 40-të. Edhe Mainz pati në favor një penallti, por Burkardt dështoi të mundte Ulreich, që devijoi në kënd. Nga aty Widmer me kokë shënoi golin e 3-1 në pushim të ndeshjes.

Lexo më tej: Video/ Champions me vetëm tre të panjohura: Bayern shkel me këmbë Barcelonën, VAR i heq fitoren Tottenham

Pas rifillimit bavarezët gjetën pokerin në minutën e 58-të me Goretzka, ndërsa të pestin e shënoi Mathys Tel (79'). Mainz shkurtoi diferencën me Ingvartsen (81') pas një gabimi të Ulreich në grushtim. Festivali i golave nuk kishte përfunduar dhe 6-2 ishte vepër e Choupo-Moting (86'). Përfundon kështu, Bayern shënon me gjashtë lojtarë të ndryshëm dhe kryeson me 25 pikë.

NDESHJET E TJERA

Leipzig arrin një fitore të rëndëishme 2-0 kundër Leverkusen. Aspirinat përfundojnë të tretët nga fundi me 9 pikë pas 12 ndeshjesh, vetëm dy larg rënies. Leipzig me golat e Nkunku (32') dhe Werner (83') ngjitet në vendin e pestë me 19 pikë. Sukses 2-1 edhe për Stuttgart, që likuidon Augsburg. Del nga zona e ftohtë skuadra e Wimmer me Guirassy (15') dhe Anton (91') që përmbysën avantazhin e shpejtë të Niederlechner (4'). Poker i Wolfsburg 4-0 ndaj Bochum.

Bundesliga Germany

Bayern Munich 6-2 Mainz

RB Leipzig 2-0 Bayer Leverkusen

VfB Stuttgart 2-1 Augsburg

Wolfsburg 4-0 Bochum

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI