Flash

Vetëdorëzohet ish-kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj

Lapsi.al 28 October 2022
Vetëdorëzohet ish-kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj

Ish-kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj është vetëdorëzuar në policinë e shtetit. Ai u dënua nga gjykata e Gjykata e Apelit të Shkodrës me vendim të formës së prerë me 3 vite burg. Frrokaj u akuzua për shpërdorim detyre dhe tjetërsim të pronave tek “Rana e Hedhun” në Shëngjin.

Rreth orës doli një urdhër – arresti për ish-kryebashkiakun. Pas kontrolleve të forcave të policisë ai nuk u gjet. Pas kësaj u dyshua për një arratisje të tij. Lajmin e dorëzimit e ka konfirmuar edhe avokati i tij Neshat Fanaj.

Ai deklaroi se Fran Frrokaj kishte marrë kontakt me policinë për veprimet procedurale. Avokati sqaroi se Frrokaj ka qenë duke u kthyer për në Lezhë. Ai ka lajmëruar vetë autoritetet për të kryer procedurat e dorëzimit të tij.

Edhe ish-kryetari i qarkut Gjok Ndoka u dënua me 3 vite burg. Gjykata gjeti fajtorë edhe 15 zyrtarë e qytetarë të përfshirë në tjetërsimin e 234 mijë metrave tokë në bregdetin e Ranës së Hedhun në Shëngjin.

Hetimet për tjetërsimin e pronave në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin kanë nisur në vitin 2017-të.

Në shtator të vitit 2020, Frrokaj u dënua nga Shkalla e Parë me 4 vite burg për tjetërsimin e pronave te Rana e Hedhun në Shëngjin, por Apeli vendosi t’i ulë dënimin me 1 vit. Ndërsa Gjok Ndokës i shtohet 1 vit burg nga Apeli. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI