Flash

Mister arsyet/ Si u sulmua me armē shtëpia e Nancy Pelosit

Lapsi.al 28 October 2022
Mister arsyet/ Si u sulmua me armē shtëpia e Nancy Pelosit

Mister arsyet e sulmit ndaj shtëpisë së Nancy Pelosit. Bashkëshorti i kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, Nancy Pelosi është sulmuar me armë në shtëpinë e tyre në Kaliforni.

Paul Pelosi, 82 vjeç, u dërgua në spital dhe pritet të shërohet plotësisht, deklaroi një zëdhënës.

Sulmuesi, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, është në paraburgim, por motivi i sulmit mbetet i paqartë.

Zonja Pelosi nuk ishte në rezidencën e San Franciskos në momenti kur ndodhi incidenti i rëndë.

“Kryetarja dhe familja e saj janë mirënjohëse për ndihmën e parë të dhënë nga profesionistët mjekësorë dhe kërkojnë privatësi në këtë moment”, tha një zëdhënës i kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve.

Çifti janë të martuar që nga viti 1963.

Zonja Pelosi është një nga politikanet më të fuqishme në SHBA. Ajo u rizgjodh për një mandat të katërt si Kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve në vitin 2021.

Lexo më tej: Elon Musk blen më në fund Twitter-in. Po tani? 

Vendasja e Baltimorit ka përfaqësuar zonën e San Franciskos në Kongres që nga viti 1987, dhe zakonisht e ndan kohën e saj midis Kalifornisë dhe Uashingtonit. Ajo aktualisht po mbledh fonde dhe po bën fushatë me demokratët anembanë vendit përpara zgjedhjeve afatmesme ta 8 nëntorit.

Burri i saj, një themelues multimilioner i një firme kapitali sipërmarrës, banon kryesisht në San Francisko, ku ai lindi dhe u rrit. Pelosi zotëron gjithashtu një firmë të pasurive të paluajtshme me seli në qytet.

Rrethanat e sulmit janë të paqarta dhe nuk dihet ende se si agresori mundi të hynte në banesën e çiftit.

Anëtarët e Kongresit kanë qenë në gatishmëri të lartë sigurie në lidhje me kërcënimet që erdhën pas sulmit mbi Capitol Hill.

Kujtojmë se gjatë sulmit të 6 janarit zyra e zonjës Pelosi u plaçkit nga mbështetësit e presidentit të atëhershëm Donald Trump.

Gjithashtu banesa e saj u vandalizua dhe vitin e kaluar me mbishkrime fyese.

Republikanë të lartë, si udhëheqësi i Senatit Mitch McConnell, janë gjithashtu në shënjestër të vandalizmit.

Paul Pelosi u dënua për drejtimin e mjetit nën ndikimin e alkoolit. Si dhe shkaktimin e lëndimeve pasi përplasi makinën e tij në fillim të këtij viti. Kapitalisti u deklarua fajtor në gusht dhe u dënua me pesë ditë burg.

Lexo më tej: Sulmohet me armē shtëpia e Nancy Pelosit, plagoset bashkëshorti 

Të këshilluara

Sunak zhvillon bisedën e parë me Macron

Kryeministri i ri i Britanisë Rishi Sunak dhe presidenti francez Emmanuel Macron diskutuan çështjen e emigrantëve klandestinë që kalojnë nëpërmjet kanalit të La...

15:30

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI