Flash

Kjo vepër arti u shfaq gabimisht kokëposhtë për 75 vjet

Lapsi.al 28 October 2022
Kjo vepër arti u shfaq gabimisht kokëposhtë për 75 vjet

Kjo vepër arti e piktorit abstrakt holandez Piet Mondrian është varur me kokë poshtë në galeri të ndryshme për 75 vjet. Pavarësisht se ky gabim është zbuluar të fundmi, vepra, e titulluar “New York City I” do të vazhdojë të shfaqet në mënyrë të gabuar. Kjo për të shmangur dëmtimin e saj.

Vepra e vitit 1941 u shfaq për herë të parë në MoMA të Nju Jorkut në vitin 1945. Ajo është e varur në koleksionin e artit të shtetit gjerman të Rhine-Westphalia në Düsseldorf që nga viti 1980. Ishte kuratorja Susanne Meyer-Büser që vuri re gabimin.

Curator Susanne Meyer-Bueser poses in front of the Piet Mondrian painting New York City I in the Kunstsammlung NRW

Ajo paralajmëroi se piktura mund të shpërbëhej nëse tani do të varej nga ana e tjetër. “New York City I” është një version me shirita ngjitës i pikturës së "Qyteti i Nju Jorkut" nga i njëjti artist.

Si u zbulua gabimi

Sipas kuratores “vijat e trasha të rrjetës duhet të jenë në krye pasi simbolizojnë qiellin e errët”. "Sapo ua tregova kuratorëve të tjerë, kuptuam se ishte shumë e qartë. Ka shumë të ngjarë që vepra të jetë vendosur gabim" - shtoi ajo kur u kontaktua nga BBC.

Mondrian, i cili lindi në rajonin e Utrecht të Holandës në 1872, konsiderohet si një nga artistët më të mëdhenj të shekullit të 20-të. Pionier i stilit modern abstrakt, minimalizmit dhe ekspresionizmit.

Si bashkëthemelues i grupit dhe lëvizjes së artit De Stijl, dhe në kërkim të "bukurisë universale", ai evoloi një formë jo-përfaqësuese të cilën e quajti Neoplasticizëm. Duke u zhvendosur në Paris në 1911, ai eksperimentoi në kubizëm, por emri i tij sot është sinonim i modernizmit.

Puna e tij pati një ndikim të madh, jo vetëm në botën e artit, por edhe në fushën e dizajnit, arkitekturës dhe modës. Para vdekjes së tij në moshën 71-vjeçare ai u pa si "një revolucion në konceptin e rreptë të Gestaltit të Mondrianit". ©LAPSI.al

Piet Mondrian at work in 1942

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI