Flash

Akrepat e orës kthehen 60 minuta pas të dielën

Lapsi.al 28 October 2022
Akrepat e orës kthehen 60 minuta pas të dielën

Natën ndërmjet të shtunës së 29 tetorit dhe të dielës së 30 tetorit mbaron edhe periudha verore. Në orën 3 të mëngjesit, pas shtatë muajsh, do të duhet t’i kthejmë akrepat e orës prapa dhe t’i pozicionojmë në orën 02:00. Ne do të flemë një orë më tepër, por do të humbasim gjashtëdhjetë minuta dritë natyrale pasdite.

Debatit ende të gjallë në nivel europian, për këshillueshmërinë e këtij ndërrimi orari, këtë vit i shtohet edhe tema e kursimit të energjisë, e cila është shumë aktuale duke pasur parasysh koston e faturave të energjisë elektrike dhe gazit. Ora e verës do të kthehet të dielën, më 26 mars 2023.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI