Flash

27 vite burg/ Rrëmbyen një të pafajshëm për një trafikant shqiptar

Lapsi.al 28 October 2022
27 vite burg/ Rrëmbyen një të pafajshëm për një

Këta 3 persona do të vuajnë 27 vite burg në total. Ata u arrestuan nga policia britanike pasi rrëmbyen një person të pafajshëm duke e ngatërruar me një trafikant shqiptar të lëndëve narkotike.

Faisal Fareed, 23 vjeç, Faizaan Fareed, 26 vjeç dhe Nicholas Shaw, 45 vjeç morën dënimin nga Gjykata e Preston Crown. Ngjarja për të cilën ata akuzohen ndodhi verën e kaluar në Darwen.

Më 13 qershor 2021, një burrë rreth të 40-tave ishte kthyer nga puna në shtëpi. Pasi doli nga makina e tij, ai u sulmua nga disa persona të armatosur. Ata e futën 40-vjeçarin në makinën e tij dhe e çuan në Dove Lane. Atë e akuzonin si një traikant shqiptar droge.

Burrat vazhduan ta kërcënonin me thikë pavarësisht se e kuptuan se ishte njeriu i gabuar. Kur panë një makinë policie ata e braktisën pengun. 40-vjeçari arriti të tërhiqte vëmendjen e focave të rendit. Ai u dërgua në spital dhe u trajtua për 14 plagë me thikë. Njëra prej tyre i kishte prekur mushkërinë.

Detektivët nisën një hetim dhe e zbuluan shpejt treshen përmes provave mjeko-ligjore dhe telefonike.

Faisal u dënua me 11 vite burg, Faizaan me 10 vjet ndërsa Shaë do të vuaj 6 vite heqje lirie.

LEXO EDHE: “Daily Mail”: Si krimi i organizuar shqiptar po sjell emigrantët në Britani

“Ata e kanë sulmuar dhe torturuar viktimën. Ata besonin se ai ishte një tregtar droge shqiptar. Nuk ishte as shqiptar, as tregtar droge.

Pavarësisht se ai ishte në gjendje të rëndë, kishte gjakderdhje të madhe, si dhe duke e ditur se kishin marrë njeriun e gabuar, sulmuesit vazhduan të përdornin thikat e tyre duke e goditur në gjoks dhe në këmbë. Ai besonte se do të vdiste.

Ky ishte një sulm absolutisht i tmerrshëm që la viktimën të plagosur rëndë. Dëmi i shkaktuar ka qenë i gjatë. Ai vazhdon të jetë i prekur nga ajo që ka ndodhur edhe sot e kësaj dite. Ne mirëpresim dënimet e dhëna në gjykatë” – tha Rachel Norris nga Policia e Blackburn. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI