Flash

22 raste të reja me Covid në Shqipëri (Harta)

Lapsi.al 28 October 2022
22 raste të reja me Covid në Shqipëri (Harta)

Njoftimi

28 Tetor 2022 – Ministria e Shëndetësisë i bën sërisht thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit. Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127. Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 502 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 22 qytetarë, në këto bashki: 6 në Tiranë, 3 në Fier, nga 2 qytetarë në Vlorë, Gjirokastër, nga 1 qytetarë në Kurbin, Durrës, Krujë, Kamëz, Rrogozhinë, Klos, Delvinë, Sarandë, Këlcyrë.

Janë 221 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2. Janë shëruar 34 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,931 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 28 Tetor 2022)

Raste të reja ditore 22

Të shëruar në 24 orë 34

Të shtruar në spitale 4

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 502

Testime totale 1,996,150

Raste pozitive 331,745

Raste të shëruara 327,931

Raste Aktive 221

Humbje jete 3,593

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 143

Vlorë 21

Fier 13

Gjirokastër 10

Durrës 10

Berat 9

Shkodër 5

Elbasan 3

Lezhë 5

Kukës. 1

Dibër. 1

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI