Flash

Top Channel godet fort Metën: "Marrëveshje për karrike"

Lapsi.al 27 October 2022
Top Channel godet fort Metën: "Marrëveshje për karrike"

Në ditën që Sali Berisha dhe Ilir Meta kanë nënshkruar marrëveshjen e koalicionit dhe në të njëjtën që Monika Kryemadhi ka çuar në SPAK prova të reja për inceneratorët, Top Channel ka goditur fort liderin e Partisë së Lirisë. Televizioni kombëtar pretendon se të gjitha marrëveshjet në rrugën e vet 30 vjeçare, Meta i ka bërë në emër të pushtetit të vet personal. Në kronikën pa emër gazetari, të titulluar "Ilir Meta dhe marrëveshjet për “karriken” thuhet se ish presidenti "ka një marrëdhënie pasionale me karriken" (Shiko ketu).

Lexo me tej:

Analiza e marrëveshjes/ Meta i bën dhuratë Berishës unifikimin e opozitës

Përgjatë kronikës pa autor, të një redaksie lajmesh që pas largimit të Sokol Ballës ka mbetur edhe pa shef, lideri i PL shihet me aq syze të errëta saqë ngrihen dyshime për një afërsi me qëndrimet e kronikave të gatshme që shpërndahen nga zyrat e kryeministrisë dhe të bashkisë. Aty bëhet një kronologji e gjithë kundërthënive të Ilir Metës dhe pakteve që ai ka bërë gjatë karrierës së tij. Kronika përfundon me këtë paragraf: "Pakti i fundit me Sali Berishën, sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara për korrupsion dhe cënim të demokracisë, e bëjnë më të qartë qëllimin e Metës se marrëveshjet që nënshkruan nuk janë as për Shqipërinë e as për demokracinë por për veten dhe pasionin e tij për pushtet".

“Marrëveshja me Meten është historike”, Berisha: Veliaj do shkojë në plehrat e Sharrës

Nëse vështrimi i thelluar e me sy kritik i karrierës së politikanëve, sidomos i atyre që qeverisin prej vitesh vendin, do të kishte qenë një politikë redaksionale kostante e TCH, kjo që iu bë Ilir Metës do të ishte një gjë për t'u përshëndetur, por kur rastis në ditën e unifikimit të asaj opozite që ka mbetur dhe pikërisht kur një pjesë e saj padit inceneratorët, e gjithë historia vjen pak si erë të keqe.

©Lapsi.al

https://www.youtube.com/watch?time_continue=114&v=4sJpoB8YAZ0&feature=emb_logo

 

.

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI