Flash

Taktikë e gabuar e Barcelonës, Laporta e pranon: “Pamë Inter së bashku, pastaj ishte e vështirë të luanim”

Lapsi.al 27 October 2022
Taktikë e gabuar e Barcelonës, Laporta e pranon: “Pamë

Joan Laporta, presidenti i Barcelonës, nuk e ka fshehur trishtimin për eliminimin e skuadrës nga Liga e Kampionëve. Numri 1 blaugrana ka thyer heshtjen që mbizotëroi në Barcelonë pas daljes nga Champions. Laporta e pranoi se katalanasit ndoqën një taktikë të gabuar. Ata panë fitoren e Inter dhe, pastaj, nuk evituan dot disfatën me Bayern Mynih pak orë më vonë.

Duke folur në konferencën për shtyp, presidenti i klubit blaugrana pranoi se gabuan taktikë: "Fatkeqësisht mrekullia nuk ndodhi. Duhet të falënderojmë tifozët sepse në një ndeshje shumë të vështirë ata inkurajuan lojtarët dhe ekipin. Kemi tifozët më të mirë në botë. Një ndeshje emocionalisht e vështirë për t'u luajtur, pasi pamë ndeshjen e Interit të gjithë së bashku. Ishte një torturë për ne".

Lexo më tej: Barcelona rrezikon eliminimin, Goretzka thumbon Lewandowskin: “Me Bayern në 1/8 arrinte gjithmonë”

Pavarësisht “rënies” në Europa League, Laporta tha se ishte i sigurt për vazhdimësinë e sezonit. Sipas presidentit blaugranat ende janë në garë për të fituar trofe: “Tani duhet të shohim përpara, kemi ende La Liga dhe kompeticionet e tjera. Ne e dinim që në këtë periudhë ndërtimi do të kishte ulje-ngritje. Ne duhet të vazhdojmë të rritemi çdo ditë", përfundoi presidenti katalanas.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI