Flash

Rrjedhja e gazit në Porto Romano, reagon ISHTI: Cisterna ka mungesë dokumentacioni

Lapsi.al 27 October 2022
Rrjedhja e gazit në Porto Romano, reagon ISHTI: Cisterna ka mungesë

Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial ka reaguar një ditë pas rrjedhjes së gazit në cisternën e një fabrike në zonën e banuar në Porto Romano.

Nëpërmjet një njoftimi zyrtar ISHTI bën me dije se se cisternës nuk i janë bërë kontrollet e duhura dhe se ka mungesë dokumentacioni, madje nuk ka as certifikatë miratimi për transportin e mallrave të rrezikshëm.

ISHTI bën me dije se do të vijojë me procedurën e inspektimit online, ndërsa njofton se subjketi Gaspower AL sha u la detyrë që të merren masa për boshatisjen e menjëhershme të çisternës së GLN-s, për pastrimin e territorit, monitorimin e çisternës së GLN-s si dhe ambientit për qark.

Çisterna e GLN-s të automjetit nuk duhet të përdoret pa u pajisur me të gjithë dokumentacionin tekniko ligjor.

Në lidhje me dokumentacionin tekniko-ligjore të çisternës së GLN-s të automjetit rezultojnë këto mangësi:

1 – Certifikatë konformiteti e cisternës e cila lëshohet nga nje Organ i miratuar.

2 – Certifikatë e miratimit për mjetet që transportojnë disa mallra të rrezikshëm e cila lëshohet nga nje Organ i miratuar (ADR).

3 – Certifikatë për transportin e mallrave të rrezikshëm e cila lëshohet nga Drejtoria e Transportit Rrugore.

4 – Policë për sigurimin e detyrueshëm të mbajtësve të mjeteve motorike për përgjegjësisnë ndaj palëve të treta.

5 – Certifikatë e kalibrimit të sasisë të cisternës së GLN-s.

Kujtojmë se dia shpërthime bombola gazi terrorizuan sërish dje banorët e Porto Romanos në Durrës.

Dhjetëra familje që jetojnë pranë fabrikës, braktisën banesat, ndërsa fëmijët u evakuuar nga shkolla. Banorët tregojnë se shpërthimet kanë qene të fuqishme. Banorët për të disatën herë kërkojnë largimin e fabrikës së bombolave nga lagjja e tyre.

Sipas policisë ngjarja ndodhi rreth orës 12:30. Dyshohet se si pasojë e dëmtimit të një cisterne gazmbajtëse është çliruar në ajër një sasi e vogël gazi.

Kjo nuk është hera e parë qe në kompaninë GAZ POWER SHA ndodhin incidente te tilla duke u kthyer në një rrezik serioz për të gjithë banorët e zonës. Shpërthimi I fundit në këtë zonë u regjistrua në muaji qershor.

Njoftimi

Mbi avarinë e ndodhur më dt. 26.10.2022 në subjektin Gaspower Al sha me Nipt L21409504T e vëndndodhje: në instalimin e depozitave të GLN-s (Gaz i lëngezuar i naftës) Durrës, Lagjja 15, Rruga “Velipoja”, Porto Romano, Ish Ndërrmarja Kimike.

Rreth ores 11:30 është konstatuar rrjedhje GLN-je nga valvula e sigurimit të cisternës së GLN-s të automjetit me targë DR4093C e parkuar në territorin e subjektit Gaspower Al sha.

Sipas punonjësit Artan Tafhasaj avaria është konstatuar rreth orës 11:30 , është dëgjuar një zhurmë si dhe rrjedhje GLN-je nga valvula e sigurimit të çisternës së automjetit me targë DR4093C.

Operatorët e subjektit kanë vepruar menjëherë duke e mbajtur nën kontroll rrjedhjen e GLN-s si dhe kanë vepruar me ujë nëpërmjet sistemit të hidranteve, është vazhduar me mbajtjen nën kontroll të rrjedhjes së GLN-s si dhe uljen e presionit duke hequr nëpërmjet pompës së impiantit GLN-s dhe dërgimin në rezervaret staticionar të GLN-s.

Për izolimin e plotë e rrjedhjës së GLN-s u përdor një reduksion i filetuar në njërën anë të së cilit u instalua një saraçineskë.

Ky reduksion u montua në tronketën dalëse të valvulës së sigurimit me filetim.

Në lidhje me dokumentacionin tekniko-ligjore të çisternës së GLN-s të automjetit rezultojnë këto mangësi:

1 – Certifikatë konformiteti e cisternës e cila lëshohet nga nje Organ i miratuar.

2 – Certifikatë e miratimit për mjetet që transportojnë disa mallra të rrezikshëm e cila lëshohet nga nje Organ i miratuar (ADR).

3 – Certifikatë për transportin e mallrave të rrezikshëm e cila lëshohet nga Drejtoria e Transportit Rrugore.

4 – Policë për sigurimin e detyrueshëm të mbajtësve të mjeteve motorike për përgjegjësisnë ndaj palëve të treta.

5 – Certifikatë e kalibrimit të sasisë të cisternës së GLN-s.

Nga avaria e ndodhur nuk ka patur dëme materiale apo në njerëz.

Në zbatim të ligjit nr. 10433, datë 16.06.2011 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, të ligjit nr. 32/2016, datë 24.03.2016 “për garantimin e sigurisë së punës të pajisjeve dhe instalimeve nën presion” si dhe të akteve të tjera ligjore dhe nën ligjore në fuqi do te vijohet me procedurën e inspektimit on-line.

Subjektit Gaspower AL sha u la detyrë që të merren masa për boshatisjen e menjëhershme të çisternës së GLN-s, për pastrimin e territorit, monitorimin e çisternës së GLN-s si dhe ambientit për qark.

Çisterna e GLN-s të automjetit nuk duhet të përdoret pa u pajisur me të gjithë dokumentacionin tekniko ligjor.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI