Flash

Regjistrohen tre raste incidentesh në Kosovë, shkak targat

Lapsi.al 27 October 2022
Regjistrohen tre raste incidentesh në Kosovë, shkak targat

Ministria e Punëve të Brendshme tha se që nga 1 shtatori, në veri të Kosovës janë regjistruar tri raste të djegies së veturave apo të pronës së qytetarëve që kanë konvertuar targat e tyre nga ato që lëshohen nga Serbia në RKS – Republika e Kosovës. Në një përgjigje dërguar Radios Evropa e Lirë, zëdhënësja e MPB-së, Nora Fetoshi tha se Serbia dhe strukturat “ilegale” në veri po tentojnë të frikësojnë qytetarët, që po i konvertojnë targat.

“Propaganda e krerëve të shtetit serb, përfshirë presidentin e Serbisë, [Aleksandër] Vuçiç, dhe veprimet e strukturave ilegale ekstremiste e grupeve kriminale janë të koordinuara dhe në shërbim të njëra-tjetrës drejt qëllim të frikësimit të qytetarëve tanë në veri”, tha Fetoshi.

Ajo shtoi se deri më tani janë riregjistruar 20 vetura. Këtu përfshihet edhe një veturë që u dogj më 26 tetor në veri të Kosovës. Sipas MPB-së, një rreshteri të Policisë së Kosovës në veri që konvertoi targat, në orët e mbrëmjes iu sulmua shtëpia dhe iu dogj një pjesë e saj.

Raste të djegieve të pronës ose makinës

Në Zveçan, një qytetarit serb, sipas MPB-së, iu dogj një depo. Kjo pasi ai kishte riregjistruar veturën e djalit të tij. Po ashtu një banori në komunat në veri, pas riregjistrimit të veturës, mbrëmë iu dogj vetura.

Kjo ministri fajësoi “grupet ilegale ekstremiste” për këto incidente. Megjithatë nuk u specifikua se për cilat grupe bëhet fjalë.

“Këto grupe ilegale ekstremiste tashmë nuk kufizohen vetëm në shkelje të sovranitetit në veri. Ata shtypin qytetarët dhe vullnetin e tyre dhe kjo është bërë pengesë për jetën e përditshme të qytetarëve tanë atje, të cilët çfarëdo pajtueshmërie të qytetarëve për t’u legalizuar në jetën e përditshme i përgjigjen me presione, kërcënime, dhunë dhe sulme”, tha Fetoshi nga MPB.

Për djegiet e pronave të serbëve që riregjistrojnë makinat e tyre, edhe presidentja Osmani, fajin ua ka lënë “strukturave ilegale”. Gjatë një konference për media, Osmani tha se serbët po “frikësohen” në mënyrë që të mos i marrin targat RKS.

“Ka një kohë të gjatë që qytetarëve serbë që po respektojnë dhe zbatojnë ligjet. Po i ndërrojnë targat e si rezultat i kësaj po u digjen shtëpitë dhe makinat. Të gjitha këto veprime të strukturave ilegale dëshmojnë se kjo në esencë është çështje e sundimit të ligjit”, tha Osmani.

Paralajmërohen barrikada në veri, Kosova thotë se po zbaton ligjin sa i përket targave

Qeveria e Kosovës ka thënë se nga 1 shtatori deri më 31 tetor, qytetarët serbë në veri të Kosovës, mund të riregjistrojnë veturat e tyre në RKS. Besohet se afër 10.000 makina qarkullojnë në veri të Kosovës. Ato kanë targa të lëshuara nga Serbia me akronime serbe të qyteteve të Kosovës. Këtu mund të spërmendim: KM, PR, PZ e të ngjashme.

Qeveria ka thënë se pas 31 tetorit këto makina nuk do të mund të qarkullojnë e as të kalojnë kufirin. Por, nga Lista Serbe - partia kryesore e serbëve në Kosovë - dhe nga Serbia më 27 tetor kanë paralajmëruar për barrikada nëse Kosova konfiskon makinat apo targat e serbëve./ REL

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI