Flash

Ministri britanik: Është përhapur masivisht emigracioni i paligjshëm, shumica vijnë nga Shqipëria

Lapsi.al 27 October 2022
Ministri britanik: Është përhapur masivisht emigracioni i

Ministri britanik Nadhim Zahawi, duke folu për mediat vendase ka ngritur edhe njëherë alarmin për emigracionin e paligjshëm.

Ai deklaroi se shumica e emigrantëve të paligjshëm vijnë nga Shqipëria dhe se po kthehen në një rrezik serioz për shoqërinë vendase dhe jo vetëm.

Ndërkohë shtoi se autoritetet britanike po bashkëpunojnë me autoritete franceze dhe atyo shqiptare që të bëjnë të mundur ndaljen e këtij fenomeni.

“Në vendin tonë është përhapur masivisht migrimi i paligjshëm. Ne duhet të merremi me këto banda dhe nga këto 38 mijë emigrantë që po flasim për këtë vit, 80% e tyre janë shqiptarë.

Ata po abuzojnë me shoqërinë tonë nuk po e ndihmojnë aspak “Aktin e Skllavërisë Moderne.

Ne kemi disa skema që po operojmë për t’i dhënë fund dhe një prej tyre është “Skema e Ruandës”.

Ne jemi duke bashkëpunuar me homologët tanë francezë, për të bërë më të mirën së bashku me Shqipërinë.

Kjo do të ndihmojë qeverinë shqiptare, për t’ia dalë me atë që ne po merremi.

Ka shumë detyra në të cilat ne jemi fokusuar dhe e di që kryeministri duhet të bëjë zgjedhjen e duhur për të vënë në krye personin e përshtatshëm për të zgjedhur këtë çështje”, deklaroi Zahawi.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI