Flash

Armët nukleare e lufta në Ukrainë, çfarë të presim sot nga Putin

Lapsi.al 27 October 2022
Armët nukleare e lufta në Ukrainë, çfarë të

Vladimir Putin pritet të përshkruajë pikëpamjen dhe potencialisht synimet e tij në lidhje me luftën e nisur që në shkurt në Ukrainë ditën e sotme.

Fjalimi i liderit rus Vladimir Putin  pritet të zbardhë shumë gjëra. Nga konflikti dhe e ardhmja e tij, tek përdorimi i mundshëm i armëve bërthamore. Pasi e gjithë bota, përfshirë këtu vendet që i janë kundërvënë por edhe aleatët e tij edhe pse shumë herë më të pakët në numër, duan të dëgjojnë çfarë ka për të thënë presidenti.

Raportohet se seanca ku do të mbajë fjalimin presidenti rus mund të zgjasë disa orë. Ndërsa thuhet se ai do t’i drejtohet Klubit të Diskutimit Valdai. Ky është një institut me bazë në Moskë. Pritet të ketë gazetarët dhe analistë nga vendet e Perëndimit të cilët mund të drejtojnë pyetje.

Nuk ka shumë pikëpyetje se çfarë kërkon Vladimir Putin nga lufta në Ukrainë. Megjithatë, dinamika e luftës ka ndryshuar shumë që nga fillimi i saj. Ukrainasit po kundërsulmojnë fort. Ndërsa Putin ka aneksuar katër rajone të mëdha të vendit fqinj, a do të kërkojë ai një marrëveshje për të ndalur gjithçka këtu? ©Lapsi.al

Lexo më tej: Blinken: E kemi paralajmëruar drejtpërdrejt Putinin për përdorimin e armëve bërthamore 

Lexo më tej: “Vazhdimisht kollitet dhe ndjen të përziera”, familjarët e Putin të shqetësuar për shëndetin e presidentit rus 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI