Flash

110 milionë lekë për "Jonadën", strukturën e re policore për bregdetin pas tragjedisë së Himarës

Lapsi.al 27 October 2022
110 milionë lekë për "Jonadën", strukturën e

Në vitin e ardhshëm do të ngrihet një strukturë e re për kontrollin e sigurisë në zonat bregdetare. Lajmin e ka bërë me dije ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, teksa prezantoi në Kuvend buxhetin për vitin 2023. Sipas tij janë parashikuar 110 milionë lekë për blerjen e mjeteve lundruese dhe ngritjen e kësaj strukture.

Ndonëse Çuçi nuk e përmendi me emër, mësohet se struktura e re do të ketë emrin “Jonada”, ashtu sic quhej 7-vjecarja Jonada Avdia, që humbi jetën në Himarë pas goditjes nga skafi. Ky i fundit drejtohej nga një zyrtar i Policisë së Shtetit, Arjan Kasaj, që më herët ka qenë edhe shef komisariati në Himarë.

Ngjarja shkaktoi një tronditje të thellë në mes të sezonit turistik dhe protesta për dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm dhe drejtorit të Policisë së Shtetit, asokohe Gledis Nano. Pagëzimin me emrin “Jonada” të strukturës së re, e ka njoftuar më herët kryeministri Rama kur prezantoi kreun e ri të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.

Nuk dihet nëse Rama e ka marrë apo jo miratimin e familjes Avdia për emërtimin e strukturës me emrin e vogëlushes fatkeqe. Por sidoqoftë ngritja e një strukture të tillë ka më shume dimension propagandistik sesa mund të sjellë një ndryshim real të situatës në bregdet, ku ligjin e bën më i forti dhe Policia e Shtetit është totalisht jashtë kontrollit.©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI