Flash

Mallkimi i dëmtimeve mbi Juventus e Allegri: Vlahovic jashtë kundër Lecce, ende herët për Chiesa e Pogba

Lapsi.al 26 October 2022
Mallkimi i dëmtimeve mbi Juventus e Allegri: Vlahovic jashtë

Dusan Vlahovic mund të humbasë ndeshjen e radhës me Lecce si masë paraprake. Serbi ndoshta do ta nisë nga pankina, por dëmtimi nuk është serioz. Qendërsulmuesi serb kërkoi zëvendësim në mesin e pjesës së dytë në Lisbonë për shkak të një shqetësimi në aduktor. Vlahovic do të vlerësohet më mirë kur skuadra të kthehet në Continassa, por ndjesitë e para janë ato të një lodhje të thjeshtë muskulore. Megjithatë, serbi vjen nga disa ndeshje radhazi në pak ditë dhe duhet të jetë koha që të marrë frymë. Pas tre pankinave radhazi, ai që kandidon për titullar është Arek Milik, i freskët nga një ndeshje e mirë ndaj Benfikës.

Në Salento mund të ketë hapësirë edhe për Perin, në mënyrë që Szczesny të marrë pak frymë. Ndërsa në mbrojtje sigurisht që do të luajë Danilo, që kundër PSG është i skualifikuar. Allegri nuk është se mund të bëjë shpikje për momentin, edhe për shkak se lista e lëndimeve është e gjatë. E për më tepër, asnjë prej tyre nuk është afër rikthimit. As Chiesa e Pogba, të cilët shpresojnë për thirrjen e parë në javën e ardhshme. Ende jashtë edhe gjithë të tjerët: Di Maria, De Sciglio, Bremer dhe Paredes.

Juventus tani duket se shprehet më mirë me 3-5-2. Për të mbështetur Kean dhe Milik tekniku ka menduar të vendosë Locatelli, ndërsa në qendër mund të ketë ndonjë surprizë. Fagioli është i etur për një mundësi, ndërsa Miretti gati për të vazhduar testin e mirë të Lisbonës. Ndonjë shans gjatë ndeshjes mund të ketë edhe Soulé, ashtu si Iling-Junior që ishte drita e vetme e mbrëmjes së errët në Portugali. Duhet vlerësuar kondicioni i Bonuccit dhe Cuadrado, që në ndeshjen e fundit nuk u dukën të kthjellët.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI