Flash

Treguesi i emocioneve Gallup: Shqiptarët më të stresuarit në Ballkan

Lapsi.al 26 October 2022
Treguesi i emocioneve Gallup: Shqiptarët më të stresuarit në

Viti 2021 e zëvendësoi 2020-n si viti më stresues i kohëve të fundit. Ai arriti një rekord të ri prej 41% të të rriturve në mbarë botën që thonë se kanë përjetuar shumë stres se më parë. Në mbarë botën, jo të gjithë e ndjenin këtë njësoj shkallë. Stresi i raportuar varionte nga një nivel i lartë prej 74% në Afganistan dhe Liban. Ai kapte një nivel të ulët prej 12% në Kazakistan dhe Uzbekistan. Në këto vende nivelet e stresit kanë qenë historikisht më të ulëta.

Po Shqipëria?

Raporti tregon se vendi ynë është një ndër vendet që ka përjetuar më shumë stres vitin e shkuar. 59% e shqiptarëve që kanë pohuar se stresi ka mbizotëruar mbi ndjesitë e mira apo pozitive. Kjo është shifra më e lartë në Ballkan, e matur nga Indeksi i Emocioneve 2021/2022 të Gallup.

Stresi- nivel global

Bota po lufton gjithashtu nga një pandemi e heshtur – vetmia. Gallup gjen se 330 milion të rritur kalojnë të paktën dy javë pa folur me një mik apo anëtar të familjes. Dhe vetëm për shkak se disa njerëz kanë miq, nuk do të thotë se ata kanë miq të mirë. Një e pesta e të gjithë të rriturve nuk kanë një person të vetëm tek i cili mund të mbështeten për ndihmë.

Mjerimi global po rritet gjithashtu për shkak të një aspekti të përditshëm të jetës – punës. Shumë besojnë se një pagë e mirë dhe solide plotëson nevojat tuaja të punës. Por në fakt njerëzit që janë të mjerë në punë statistikisht kanë më shumë gjasa të përjetojnë emocione negative sesa dikush që nuk ka punë fare.

Gallup mat emocionet e përditshme tek 145 vende. Kjo bëhet duke i pyetur njerëzit nëse ata kanë përjetuar pesë emocione pozitive dhe pesë emocione negative një ditë më parë. Pesë përvojat negative përfshijnë zemërim, stres, trishtim, dhimbje fizike dhe shqetësim.

Pesë përvojat pozitive përfshijnë të ndihesh i çlodhur, i trajtuar me respekt, i gëzuar, i qeshur, duke mësuar ose duke bërë diçka interesante. Vendet me më pak dhe më shumë emocione janë të bazuara në renditjen e mesatareve të përgjigjeve “po” për të gjitha pyetjet.

Në mënyrë të veçantë, pyetjet në lidhje me emocione pozitive dhe negative formojnë përkatësisht indekset pozitive dhe negative të Gallup. Të dy indekset synojnë të matin se si njerëzit e jetojnë jetën. Kjo krahasohet me mënyrën se si njerëzit shohin jetën./ Monitor

Të këshilluara

Çmime dhe argëtim në “Lojën e SDG-ve”

Një koncert me këngëtarë dhe DJ të njohur në sheshin “Skënderbej” ditën e djeshme shënoi fillimin e Javës së Kombeve të Bashkuara në Tiranë, qëllimi i së cilës ...

15:24

Kurti: Serbia po zgjedh autokracinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kritikoi ato që ai i quajti “raporte të ngrohta” midis Serbisë dhe Rusisë, duke thënë se Beogradi po dërgon sinjale se po z...

12:19

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI