Flash

Putin nuk uron Rishi Sunak: Britania, vend jomiqësor

Lapsi.al 26 October 2022
Putin nuk uron Rishi Sunak: Britania, vend jomiqësor

Putin nuk e uron Rishi Sunak për detyrën e si kryeministër i Britanisë së Madhe.

Sqarimin e dha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov ka dhënë konferencën e tij të përditshme për gazetarët. Peskov ka deklaruar se Vladimir Putin nuk do t’i dërgonte përgëzimet e tij kryeministrit të ri të ri të Britanisë, Rishi Sunak.

Sipas Peskov, presidenti rus ka arsye për të mos ta bërë këtë. Sepse, sipas Putin, Britania e Madhe është ndër “vendet jomiqësore” që kanë vendosur sanksione ndaj Moskës. Shkaku është i qartë, lufta ruse në Ukrainë.

Zyrtarët rusë janë tallur me ngjitjen e zotit Sunak në post, duke hedhur poshtë procesin që e pa atë të zgjedhur nga deputetët konservatorë si jodemokratik.

Rishi Sunak nuk pritet të ndryshojë asgjë në lidhje me pozicionimin e Britanisë krahas luftës në Ukrainë. Sunak vjen nga po e njëjta parti si Boris Johnson. Britania e Madhe është një nga vendet që kanë mbajtur qëndrim më të ashpër me Rusinë. Së bashku me SHBA-në, mbretëria ishullore kanë asistuar qeverinë e Presidentit Zelenski në çdo hap në përpjekjet e tyre për t'i rezistuar sulmeve ruse. Putin e ka të qartë, deri në një moment të dytë, kur lufta të ketë përfunduar, nga Britania mund të presë vetëm sanksione. Asgjë tjetër. ©Lapsi.al 

Lexo më tej: Rishi Sunak: Një profil i shkurtër për kryeministrin e ri të Britanisë 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI