Flash

Protesta e pedagogëve/ Organizohet forumi për të diskutuar si do vazhdojë bojkoti

Lapsi.al 26 October 2022
Protesta e pedagogëve/ Organizohet forumi për të diskutuar si do

Pas disa javësh në protestë, është organizuar në një forum të hapur me pedagogë e studentë, për të diskutuar vazhdimin e protestës dhe bojkotit të tyre për kërkesat drejtuar qeverisë. Pedagogët janë shprehur se do të prezantojnë një platforme për ndryshimin e universitetit, që kanë si qëllim përmirësimin e cilësisë së arsimit por jo vetëm.

Pedagogia Mimoza Hafizi, ish-deputete socialiste, shprehu shqetësimet e dukshme në sistemin e arsimit të lartë.

"Unë isha e bindur që pedagogëve i takon të ketë rrogë shumë të lartë krahasuar me standardet e rajonit. Le ta hedhim shikimin drejt vetes. Nëse ne jemi në gjendje të zgjidhim disa nga problemet e brendshme, atëherë do jemi shumë më të fortë para politikës dhe qeverisë.Ne kemi ardhur në universitet për të dhënë mësim dhe jo për t’u mbyllur në zyra. Por është një detyrë që duhet bërë. Edhe unë kam qenë shefe departamenti. Mezi kam pritur që ta marrë dikush tjetër”, theksoi ndër të tjera Mimoza Hafizi. 

Pedagogia Enkelejda Olldashi e Fakultetit të Drejtësisë në Tiranë shtoi se pedagogët sot nuk duhet të ndihen sikur janë të punësuar. Ajo tha se punëdhënësit e tyre sipas saj janë vetëm studentët e jo drejtuesit e institucioneve.

“Ata që janë gjithmonë të përkohshëm në një marrëdhënie pune janë punëdhënësit, ne jemi të përhershëm”, u shpreh një prej pedagogeve. Ne ofrojmë një shërbim, nuk i konsideroj më drejtuesit punëdhënës, vetëm studentët. Ata që na japin punë përditë janë studentët tanë, me ata i kemi marrëdhëniet e punës. Duhet të artikulojmë një platformë dhe më pas të negociojmë një marrëveshje. Ne duhet të ndihemi sikur nuk jemi të punësuar sot. Shumë profesorë na janë bashkuar, janë ata që dalin dhe kanë kurajë të dalin përballë”, ka diskutuar Olldashi.

 

Të këshilluara

Çmime dhe argëtim në “Lojën e SDG-ve”

Një koncert me këngëtarë dhe DJ të njohur në sheshin “Skënderbej” ditën e djeshme shënoi fillimin e Javës së Kombeve të Bashkuara në Tiranë, qëllimi i së cilës ...

15:24

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI