Flash

Parashikimi: Kthjellime dhe temperatura deri në 28 gradë

Lapsi.al 26 October 2022
Parashikimi: Kthjellime dhe temperatura deri në 28 gradë

Orët e paradites; do të jetë nën dominimin e kthjellimeve në të gjithë territori Shqiptar. Sipas MeteoAlb, në pjesën e dytë të ditës do të ketë kalime të pakta vranësirash në zonat Verilindore dhe në zonat Juglindore. Por zonat bregdetare dhe të ulëta do të mbeten në mbizotërimin e motit të kthjellët dhe temperaturave relativisht të larta.

Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, por do të ulen lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 28°C.Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.

Kosova

Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të vijojnë të jenë dominante përgjatë gjithë 24-orëshit, ku orët me diell do të jenë të shumta në një pjesë të mirë të republikës së Kosovës. Pritet që pas mesdite të shfaqen kalime vranësirash të lehta.

Maqedonia e Veriut

Vlerat e larta Barike do vijojnë të sjellin në MV mot kryesisht të qëndrueshme dhe dominim të kthjellimeve në të gjithë vendin gjatë paradites. Por  pasditja do të sjellë kalime të pakta vranësirash kryesisht në zonat Jugore të MV. Ndërsa pjesa tjetër e MV do të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve.

Rajoni dhe Evropa

Pjesa më e madhe e kontinentit Evropian do të jetë nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, Po ashtu, pjesërisht qendra e kontinentit paraqitet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash.  Ndërsa  gadishulli Skandinav si edhe vendet Lindore do të jenë në dominimin e vranësirave të dendura të cilat do të sjellin reshje shiu në Veri të kontinentit, ndërsa reshje në formë dëbore në Evropën Lindore.

 

Të këshilluara

Çmime dhe argëtim në “Lojën e SDG-ve”

Një koncert me këngëtarë dhe DJ të njohur në sheshin “Skënderbej” ditën e djeshme shënoi fillimin e Javës së Kombeve të Bashkuara në Tiranë, qëllimi i së cilës ...

15:24

Kurti: Serbia po zgjedh autokracinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kritikoi ato që ai i quajti “raporte të ngrohta” midis Serbisë dhe Rusisë, duke thënë se Beogradi po dërgon sinjale se po z...

12:19

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI