Flash

Meta kthehet në selinë e PD për takimin me Berishën

Lapsi.al 26 October 2022
Meta kthehet në selinë e PD për takimin me Berishën

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta po takohet sot me kreun e PD-së, Sali Berisha. Takimi po zhvillohet në selinë blu. Nuk ka njoftim zyrtar për temën që ka bërë bashkë dy drejtuesit e opozitës, por takimi vjen pas caktimit të datës së zgjedhjeve nga presidenti në 14 Maj.

Ky është takimi i dytë që Meta dhe Berisha zhvillojnë së bashku në selinë blu. Para tre javësh, Meta i shkoi Berishës në takim, ku edhe konfirmuan se do të bashkëpunojnë për zgjedhjet lokale.

Mbetet për t'u parë nëse dy partitë kryesore të opozitës do të dalin me një listë këshilltarësh bashkiakë.

Lexo edhe: PD zbardh detaje nga biseda kokë më kokë Berisha-Meta

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI