Flash

Meta: Berisha pranoi propozimin për një "superpolitikan" në krye të Këshillit Bashkiak

Lapsi.al 26 October 2022
Meta: Berisha pranoi propozimin për një "superpolitikan"

Kreu i PL, Ilir Meta tha se Partia e Lirisë do të bëhet pjesë e primareve me kandidatët e saj dhe për këtë ka gjetur dakortësi me Berishën gjatë takimit që të dy patën në selinë e PD. Meta tha se primaret janë një risi e jashtëzakonshme, por ai i kishte propozuar Berishës, një emër për kryetarin e Këshillit të ri Bashkiak një “superpolitikan” të cilin Berisha ia kishte pranuar.

“Partia e Lirisë respekton primaret. Është një risi e jashtëzakonshme. Kemi kërkuar që sa më shpejt të realizohet ky proces.

Kudo ku ne si Parti e Lirisë kemi kandidate që premtojnë për komunitetin do t’i përfshijmë në primare të përbashkëta. Është e rëndësishme që kandidatët që respektojnë njëri tjetrin dhe kushdo që i shfrytëzon primaret për të dëmtuar kandidatët e tjerë dhe jo për të shpalosur vizionin e tij, të përjashtohet nga gara.

Nuk kam patur asnjë diskutim për emrin që do të jetë në primare, se këtë do ta vendosin primaret. Por i kam propozuar një emër z.Berisha për kryetar të parlamentit të Tiranës, të cilin ai e priti me shumë kënaqësi.

Dhe të jeni të sigurt që parlamenti i ardhshëm i Tiranës do të jetë institucioni më i rëndësishëm deri në parlamentin e ri të Shqipërisë.

Çdo ditë të hënë do të ketë këshill bashkiak të Tiranës për të dëgjuar qytetarët. Nënë Liza nuk do të rrijë më në rrugë e keqtrajtuar nga policia, por do të flasë atje në parlamentin e qytetarëve të Tiranës. Është superpolitikan” u shpreh Meta, që në këtë mënyrë duket se ka mbyllur negociatat me Berishën për mënyrën se si dy partitë do të dalin në zgjedhjet e ardhshme.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI