Flash

I përmendën gjyshin në parlament, reagon Belinda Balluku

Lapsi.al 26 October 2022
I përmendën gjyshin në parlament, reagon Belinda Balluku

Gjatë kohës kur kryeministri Rama po fliste për dosjet e Sigurimit në seancën e fundit parlamentare, ai u përfshi në replika me deputetët e PD-së. Disa prej tyre duke e akuzuar për hipokrizi i kujtuan se pjesë të kabinetit kishte edhe pasardhës të ish-drejtuesve komunistë, mes të cilëve u përmend edhe Belinda Balluku, mbesa e Beqir Ballukut.

Zv.kryeministrja i komentoi deklaratat nga parlamenti në një intervistë për Euroneës Albania duke e quajtur këtë një nga sportet më të ndyra të kuvendit.

“Një fakt që nuk mohon dot askush për familjen time, për familjen Balluku dhe nuk flas këtu për farefisin, po flas këtu për gjyshin tim, gjyshen, mamanë, babain, xhaxhallarët dhe dy hallat e mia, pra për familjen e ngushtë, familja ime ka në kurriz 135 vjet burg dhe internim dhe nuk e di kush nga deputetët e parlamentit ka gojë të zërë emrin e familjes time” – u shpreh Balluku.

https://lapsi.al/2022/10/13/replike-andi-bushati-une-ne-preherin-e-enverit-veliaj-ne-preherin-e-ndragetes/

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI