Flash

I dënuar për trafikim të lëndëve narkotike në Norvegji, sekuestrohen pronat e 34-vjeçarit

Lapsi.al 26 October 2022
I dënuar për trafikim të lëndëve narkotike në

Një 34-vjeçari, i dënuar me 13 vite burg nga autoritetet norvegjeze për trafikim të lëndëve narkotike i janë sekuestruar pasuritë me vlerë 400 mijë euro që zotëron. Prokuroria e Elbasanit ka vendosur masën e sekuestros preventive mbi apartamentin me sipërfaqe 59 m2 dhe verandë 80 m2,, një lokal dhe garazhi e Daniele (Oklid) Çela. Pronat ndodhen në lagjen “Visarjon Xhuvani” të Elbasanit. Po ashtu është sekuestruar një ndërtesë dykatëshe në Peqin.

“Ministria e Drejtësisë ka transmetuar aktet e vëna në dispozicion nga autoritetet norvegjeze të drejtësisë, përkatësisht të Prokurorisë Publike të Rajonit Agder, Norvegji, me qëllim regjistrimin e procedimit penal në ngarkim të shtetasit shqiptar D.Ç., i lindur më 16.11.1988, në Elbasan, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale Pastrimi i parave”, shkruhet në njoftimin e Prokurorisë.

Në Norvegji, Çela është dënuar për “Trafikim të paligjshëm të drogës si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal”, “Falsifikim dokumenti”, “Vjedhje energjie elektrike” dhe “Qëndrimi në mënyrë të paligjshme në një shtet të huaj më shumë se tre muaj”

Të këshilluara

Çmime dhe argëtim në “Lojën e SDG-ve”

Një koncert me këngëtarë dhe DJ të njohur në sheshin “Skënderbej” ditën e djeshme shënoi fillimin e Javës së Kombeve të Bashkuara në Tiranë, qëllimi i së cilës ...

15:24

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI