Flash

Gurishta shkaktoi penalltinë, Xhixha gaboi me portë bosh: Shqipëria barazon 1-1 miqësoren 'e fshehtë'

Lapsi.al 26 October 2022
Gurishta shkaktoi penalltinë, Xhixha gaboi me portë bosh:

Ekipi që shkon në Botëror nuk mund dot lojtarët e Superiores, me të cilët Edoardo Reja kishte ndërtuar kombëtaren kuqezi. Miqësorja me dyer të mbyllura në Abu Dhabi kundër Arabisë Saudite është mbyllur me rezultatin 1-1. Gurishta shkaktoi penallti, pastaj barazoi Balaj. Pak informacione, e aq më tepër video, të një ndeshje të fshehtë, me kërkesë të Arabisë Saudite. Pritësit, edhe pse ndeshja luhej në Emiratet e Bashkuara Arabe, nuk dëshironin të zbulonin taktikat e tyre në vigjilje të Botërorit.

Në “Al Nahyan Stadium” të Abu Dabit, kuqezinjtë e mbyllën pjesën e parë në disavantazh, ndërsa në pjesën e dytë Bekim Balaj realizoi golin e barazimit. Trajneri Edoardo Reja e nisi ndeshjen me këtë formacion: Elhan Kastrati, Erdenis Gurishta, Eneo Bitri, Rudolf Turkaj, Albion Marku, Esat Mala, Ardit Deliu, Arbnor Muçolli, Andi Hadroj, Sokol Cikalleshi dhe Redon Xhixha.

Pjesa e parë ka qenë e ekuilibruar e luajtur më shumë në mesfushë. Shumë pak raste shënimi, të shfrytëzuara nga të dyja skuadrat. Rasti më i mirë për kuqezinjtë ishte ai i Xhixhës në të 31. Sulmuesi i Tiranës kaloi edhe portierin e Arabisë Saudite, por nuk e dërgojë dot topin në rrjetë me portën e boshatisur. Arabët ishin me fat kur në minutën e 43-të një goditje nga distanca u ndal me dorë nga Gurishta dhe për gjyqtarin ishte penallti. Nga e pika e bardhë sulmuesi Saleh Khalid Alshehri nuk gaboi. Kastrati e kuptoi krahun, por nuk ndali dot avantazhin e Arabisë Saudite.

ZËVENDËSIMET

Në nisje të pjesës së dytë trajneri Edoardo Reja ka bërë shumë zëvendësime. Në fushë hynë Bekim Balaj, Gentian Selmani, Odise Roshi, Mario Mitaj, Sherif Kallaku, Arinaldo Rrapaj dhe Xhuliano Skuka. Impakti i ndryshimeve ishte i menjëhershëm dhe kuezinjtë gjetën barazimin. Bekim Balaj realizoi pas një asist të Odise Roshit, duke shënuar golin e 1-1.

Në minutën e 58-të Shqipëria pretendoi një 11 metërsh, pas ndërhyrjes ndaj Xhuliano Skukës, por arbitri vazhdoi lojën. Në minutat e mbetura Shqipëria krijoi volum loje, ndërsa në minutën e 78-të hyn në fushën e lojës edhe Lorenco Vila. Trajneri Reja në këtë mënyrë aktivizoi thuajse të gjithë lojtarët e ftuar. Deri në fund rezultati nuk ndryshon dhe miqësorja mbyllet në barazim 1-1.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI