Flash

Gerson humb Botërorin me Brazilian, për fajin e... Tudor: “Po e privon nga ëndërra e tij”

Lapsi.al 26 October 2022
Gerson humb Botërorin me Brazilian, për fajin e... Tudor: “Po e

Babai dhe menaxheri i Gerson, nuk është i kënaqur me atë që po ndodh te Marseille, me djalin e tij. Sidomos për aktivizimin e pakët që, në ndeshjet e fundit, tekniku Igor Tudor ka vendosur për të birin. Gerson ka qenë në vëmendjen e Tite kohët e fundit. Por është e qartë se mungesa në fushë e muajit para turneut bëhet vendimtare. Në këtë pikë 25 vjecari do të parakalohet e sigurtë nga Paqueta dhe do të humbasë vendin në preferencat e teknikut.

I ati i lojtarit, ka folur për të ardhmen e Gerson në L’Equipenon, duke mos kursyer komentet e ashpra në dëm të teknikut kroat. Ish-tekniku i Veronës është i përqendruar për ndeshjen në transfertë me Frankfurt në Champios, ku vendoset shumë për kualifikimin. Nuk ishte momenti që Tudor do të dëshironte të përballej me cështjen Gerson, por sidoqoftë pankina e brazilianit ka nisur të peshojë.

"Do të përpiqem të jem sa më i ekuilibruar duke folur për Gerson dhe situatën e tij. Por nuk mund ta fsheh që jemi të zemëruar, për ne kjo situatë është një problem", filloi babai dhe menaxheri i brazilianit. Ai iu referua mungesës së aktivizimit të lojtarit në tre ndeshjet e fundit. "Është e pakuptueshme. Tudor po i heq ëndrrën për t'u thirrur në Kupën e Botës. Ne do të kërkojmë një ekip të ri në merkaton e janarit. Shumë tashmë kanë bërë përpara për Gerson", paralajmëroi i ati në përfundim.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI