Flash

Vdekja e Lear Kurtit/ Eksperti mjeko-ligjor: Thuajse e pamundur të gëlltisësh një qese 5×5 cm, autopsia u bë jashtë rregullave

Lapsi.al 25 October 2022
Vdekja e Lear Kurtit/ Eksperti mjeko-ligjor: Thuajse e pamundur të

Eksperti mjeko-ligjor Sabri Hoxha, ka komentuar ngjarjen e rëndë të vdekjes së Lear Kurtit në duart e policisë së shtetit. Hoxha u shpreh në studion e “Log” se autopsia e Lear Kurtit duhej të bëhej pas 12 orëve, por në fakt u bë në vetëm 5 orë pas ndarjes nga jeta të 32-vjeçarit.

Sabri Hoxha: Autopsia për 5 orë. Autopsia duhet të bëhet pas 12orëve si rregull. Në rrethana të tilla ku ka përplasje ndër institucionale. Mbas 12 orësh bëhet për shkak se ekspertëve u duhet të shikojnë të gjitha ndryshimet që ndodhin në indet dhe organet e viktimës. Në rastin konkret gjatë bërjes së autopsisë në kohë 5 orësh ka qenë, në shkelje flagrante të një udhëzimi të 2001. Tre institucionet e hetimit, Ministrisë së Brendshme, Drejtësisë dhe Prokurorisë. Është veprim i nxituar jo profesional.

Sa kohë duhet të kalojë nga gëlltitja që të nis ndërveprimi i kokainës?

“Së pari, aspekti qëndron si është marrë kjo qese. Se një 5 me 5 cm. Që ka edhe një sasi disa gram është e vështirë thuajse e pamundur për ta gëlltitur. Nëse e ka marrë këtë qese para se të vraponte…se gjatë vrapimit është e pamundur të gëlltitet.” tha Sabri Hoxha.

“Nëse kokaina kalon në traktin tretës, sipas shkencës absorbimi fillon pas 15 minutash. Në rastin konkret është e pamundur të ketë thithur kaq shpejt organizmi”

“Ajo shenja është shembje e indeve të buta. Për të krijuar atë është një goditje. Hematoma, grumbull gjaku. Ajo është shkaktuar si rezultat i një force. Mund të jetë edhe nga brenda siç mund të jetë veshka.”

Eguen Beci: Autopsia bëhet 4-12 orë pas vdekjes. Autopsia është këqyrje e brendshme. Por nuk bëhet në kushte natyrale por artificial dhe përshkruhet në procesverbal. Ne duhet të presim vendimin e mjekoligjorit. Ndërsa procedura është kryer nga disa ekspertë. Ndërkohë për marrjen e kokainës në stomak është vdekjeprurëse në disa minuta. Kam pasur një hetim dhe gëlltitja e kokainës, maskimumi i vdekjes ka ardhur në 5 minuta dhe menjëherë.”

Nga autopsia që iu krye Lear Kurtit mjekët gjetën në stomakun e tij një qese plastike me përmasa 5 me 5 centimetra, e cila u ekzaminua dhe rezultoi se kishte mbetje kokainë.

Hetuesit dyshojnë se 32-vjeçari mund ta ketë gëlltitur drogën për t’i shpëtuar arrestimit për posedim lëndësh narkotike, megjithëse ky veprim nuk është parë nga policët dhe nuk shfaqet qartë në pamjet e kamerave të sigurisë në zonën ku ndodhi ndalimi.

Lear Kurti u ndoq nga polica mbrëmjen e 19 tetorit teksa ishte duke lëvizur në rrugën “Riza Çuka”. Pasi u prangos në rrugën “Don Bosko” dhe u dërgua në komisariat ai shfaqi problem shëndetësore dhe mbërriti i vdekur në spitalin e Traumës.

Për ngjarjen prokuroria e Tiranës po heton për veprën penale “Mosdhënie e ndihmës” dhe “Kryerje të veprimeve arbitrare”

 

Të këshilluara

Nga nesër ndryshon moti, temperaturat ulen

Ditët e fundit Shqipëria ka qenë nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore me temperature që arrinin deri në 29 gradë C, por kjo situatë do të ndryshojë në ditët ...

19:29

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI