Flash

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

SHBA akuza Kinës: Tenton të dëmtojë gjyqësorin amerikan

Lapsi.al 25 October 2022
SHBA akuza Kinës: Tenton të dëmtojë gjyqësorin amerikan

Departamenti amerikan i Drejtësisë ka akuzuar Kinën për ndërhyrje në sistemin amerikan të drejtësisë, teksa ka bërë të ditura paditë ndaj 13 shtetasve kinezë, që dyshohet se kanë punuar për agjencitë e Pekinit për spiunim.

Prokurori i Përgjithshëm, Merrick Garland, ka përmendur tri raste të ndryshme kur zyrtarë të inteligjencës kineze kanë shqetësuar disidentët, kanë tentuar të ndërhyjnë në ndjekjen penale të një gjiganti telefonik kinez, dhe u kanë bërë presion akademikëve amerikanë për të punuar për ta.

Këto raste kanë treguar se Kina “synon të ndërhyjë në të drejtat dhe liritë e individëve në Shtetet e Bashkuara. Dhe, të minojë sistemin tonë gjyqësor që mbron këto të drejta”. U shpreh Garland.

“Departamenti i Drejtësisë nuk do të tolerojë përpjekjet e një fuqie të huaj për të dëmtuar sundimin e ligjit. Mbi të cilin bazohet demokracia jonë”. Kështu deklaroi Garland në një konferencë për media.

Ai i bëri këto deklarata një ditë pasi Xi Jinping siguroi një mandat të tretë në pushtet.

Zyrtarët amerikanë kanë fajësuar Xi-në për atë që e konsiderojnë përpjekje të Kinës për të vjedhur pronën intelektuale të SHBA-së dhe për të shtypur disidenët politikë kinezë në SHBA.

Në një rast të raportuar javën e kaluar është thënë se shtetasit kinezë dyshohet se kanë tentuar të detyrojnë një shtetas amerikan të kthehet në Kinë.

Dy persona janë arrestuar. Mirëpo pesë të tjerët që dyshohet se punojnë për agjenci kineze të inteligjencës, janë në arratisur. Me shumë mundësi janë arratisur në Kinë.

Lexo më tej: Analiza në BBC/ A duhet pasur frikë nga ajo që po i ndodh Kinës 

Në rastin e dytë, dy zyrtarë kinezë të inteligjencës, kanë tentuar të rekrutojnë punëtorë të Qeverisë amerikane për t’iu dhënë informacione të brendshme për rastin gjyqësor ndaj kompanisë Huawei.

Më 2019, Huawei është akuzuar për fushatë sistematike të vjedhjes së teknologjisë amerikane.

Në rastin e tretë është përfshirë një zyrtar i inteligjencës kineze. Ai ka tentuar të rekrutojë akademikë në Shtetet e Bashkuara.

“Në të tria këto raste, dhe në mijëra raste tjera, ne kemi gjetur se Qeveria kineze është duke kërcënuar normat demokratike dhe sundimin e ligjit. Ajo tenton të dëmtojë sigurinë ekonomike amerikane dhe të drejtat themelore”. Kështu ka thënë drejtori i Byrosë Federale të Hetimeve (FBI), Christopher Wray.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI