Flash

Kombëtarja i prish planet Tiranës: kthehet Limaj e Najdovski, por Shehi ka vetëm dy ditë për taktikat

Lapsi.al 25 October 2022
Kombëtarja i prish planet Tiranës: kthehet Limaj e Najdovski, por

Mungesat ishin problemi që tekniku Orges Shehi kishte evidentuar para dhe pas humbjes me Erzenin në kampionat. Jo për alibi. Por natyrisht kur lojtarë si Limaj, Patrick e Najdovski mungojnë, në skuadër pesha e tyre do të ndihet. E pikërisht mesfushori dhe qendërmbrojtësi janë kthyer në dispozicion të teknikut për ndeshjen e parë të fazës së dytë të Superiores.

Kundër Kukësit, megjithatë, Patrick duhet ende rivlerësuar nëse do të jetë i lojës apo jo. Braziliani mungoi kundër shijakasve, pas tërheqjes muskulare të pësuar para sfidës në Ballsh. Ka lënë pas problemet shëndetësore Limaj. Mesfushori është kthyer me grupin me ngarkesë të plotë, pasi mungoi në Ballsh e kundër Erzenit. Rikuperimi shkoi pa problem, ashtu si pritej dhe Limaj do të jetë në fushë për ndeshjen me Kukësin.

Lexo më tej: Limaj nuk ia del, sëmundja e pengon të jetë kundër Erzenit: Patrick ndryshon taktikën e Tiranës

Rikthimi më i rëndësishëm është ai i maqedonasit Najdovski, që mungon në fushë për bardheblutë që nga sfida e 2 shtatorit kundër Vllaznisë. Qendërmbrojtësi mund ta nisë nga minuta e parë në fundjavë, për ti dhënë skuadrës atë siguri defensive që Behiratche nuk ka mundur dot tia japë.

Megjithë lajmet e mira nga infermieria, Shehi sërisht nuk është me grup të plotë. Në stërvitjet bardheblu mungojnë tre lojtarët e grumbulluar me kombëtaren, Xhixha, Deliu e Kallaku. Kjo ka bërë që seancat taktike Shehi t’i spostojë për dy ditët e fundit të përgatitjeve, kur treshja të jetë kthyer nga Abu Dhabi. Jo ekzaktësisht situata ideale, por tekniku duhet tia dalë edhe me të.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI