Flash

Ministrat e Energjisë së BE-së diskutojnë për çmimin tavan për gazin

Lapsi.al 25 October 2022
Ministrat e Energjisë së BE-së diskutojnë për

Ministrat e Energjisë të Bashkimit Evropian takohen më 25 tetor në Luksemburg për të biseduar për vendosjen e mundshme të çmimit tavan për gazin.

Ata po ashtu do të diskutojnë për hapat e tjerë, por vendimi për këto çështje pritet të merret pas disa javësh.

Blloku prej 27 anëtarëve po shikon për mënyrat se si të ulë çmimet e larta të energjisë, pasi Moska reduktoi furnizimet me gaz.

Reduktimi i furnizimeve të energjisë ruse erdhi pasi Moska nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, duke shkaktuar rritjen e çmimeve, që arritën në nivele rekorde në gusht.

Në takimin e ministrave në Luksemburg po ashtu pritet të diskutohet për parimet se si një çmim tavan ndaj gazit do të mund të funksiononte, por edhe për pengesat e mundshme nëse merret një vendim i tillë.

Ditëve të fundit, çmimet e gazit kanë rënë, teksa shtetet po tentojnë të krijojnë furnizime të mjaftueshme për stinën e dimrit.

Megjithatë, disa zyrtarë të BE-së thonë se ende është e nevojshme që të vendoset një çmim tavan, me qëllim që gjatë dimrit mund të ketë rritje të re të çmimeve në Evropë./REL/

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI