Flash

Ish-drejtuesi i Policisë: Forcat “Shqiponja” janë kthyer në strukturë gjobëvënësish

Lapsi.al 25 October 2022
Ish-drejtuesi i Policisë: Forcat “Shqiponja” janë kthyer

Ish-drejtuesi i Policisë, Arben Hajdarmataj, duke folur në “Radar” në ABC, është shprehur se ekipi i “Shqiponjave” në Policinë e Shtetit është kthyer në një strukturë gjobëvenësish.

Ai ka theksuar se “Shqiponjat” kanë harruar misionin e tyre që është t’u shërbejnë qytetarëve. Më tej ka shtuar se ata kapin persona që janë në shkelje dhe ju marrin para për të mos i ndëshkuar.

“Shqiponjat janë kthyer në një strukturë jo në shërbim qytetarëve. Se po reagon shumë ashpër. Harron që është në shërbim të qytetarit. Kemi rastin Rasha, kemi rastet e protestave që kapin të gjithë njerëzit dhe i dhunojnë. Është kthyer në një strukturë, dhe po jep imazh të keq të policisë. Absolutisht po. E veçoj dhe ju bëj thirrje për rishikim të kësaj strukture dhe mënyrën që funksionon. Kjo strukturë është kthyer edhe në gjobëvënës ndaj njerëzve. Mënyra e reagimit, më lë hije shumë të keqe”

“Në orët e vona ku mund të konsumohen lëndë, këta janë bërë raste që i gjuajnë këto raste u marrin para në këmbim për të mos e shoqëruar. Apo aq më tepër për të mos e arrestuar apo në rastet ku janë persona me armë pa leje. Ata i marrin para.”

Të këshilluara

Nga nesër ndryshon moti, temperaturat ulen

Ditët e fundit Shqipëria ka qenë nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore me temperature që arrinin deri në 29 gradë C, por kjo situatë do të ndryshojë në ditët ...

19:29

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI