Flash

Çdo fitore 1-0 dhe rekordi i ndeshjeve pa pësuar në një fazë kampionat: Erzeni habit Superioren

Lapsi.al 25 October 2022
Çdo fitore 1-0 dhe rekordi i ndeshjeve pa pësuar në një

Nuk është në krye të renditjes, por është padiskutim surpriza e madhe e këtij kampionati. Erzeni, për si nisi sezoni e për mënyrën si u ndërtua, është duke bërë përtej cdo pritshmërie. Skuadra e Kapllanit është duke i dhënë vlerë një parimi që në futboll është vështirë të aplikohet me këtë përqindje suksesi. Shijakasit marrin maksimumin me minimumin realizativ.

Si ish-portier tekniku do të firmoste padiskutim për fitore 1-0. Por duket se edhe te skuadra ka indoktrinuar dëshirën për ta bërë këtë filozofi karakteristikën kryesore të Erzenit. Pretendentët janë rrëzuar të gjithë para shijakasve të cudirave. Tirana ishte e fundit që provoi cinizmin e skuadrës së vogël, që bën të madhen me të mëdhatë. Para tyre u shembën edhe Vllaznia, Laci e Partizani, të gjithë të mundur me rezultat të saktë 1-0.

Erzeni ka numrin më të lartë të fitoreve 1-0 në këtë fazë të parë, që në fakt është rezultati i të katër fitoreve të tyre. Për më tepër ata i gëzohen gjithashtu një statistike edhe më evidente. Xhika është portieri që ka ruajtur më shumë herë portën të paprekur: 7 herë në 9 ndeshje.

Lexo më tej: Erzeni mposht Tiranën për herë të parë në histori: Kahrimanovic e futi Shehin në rekordin negativ

Nëse golavarazhi i Erzenit është negative 5-6 është sepse në dy ndeshjet e vetme të një faze, nga ku lojtarët e Kapllanit kanë dalë të mundur, kanë pësuar 4 në Ballsh e dy në shtëpi me Kukësin. Për pjesën tjetër skuadra shijakase është e pakapshme: mbrojtja më e mirë e kampionatit, bashkë me Egnatian e Kastriotin dhe sulmi më efikas në raportin gola-pikë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI