Flash

Prishi kontratën në mënyrë të njëanshme, Emery braktis Villarreal: 6 milionë euro të klauzolës i pagoi Aston Villa

Lapsi.al 25 October 2022
Prishi kontratën në mënyrë të njëanshme, Emery
Unay Emery ndërpreu në mënyrë të njëanshme marrëdhënien me Villarreal. E pak minuta më vonë u bë zyrtarisht trajneri i ri i Aston Villa. Njoftimet e klubeve erdhën si surprizë duke tronditur plotësisht tifozët e Nëndetëses së Verdhë. Trajneri spanjoll ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare me vlerë 7 milionë euro në sezon me klubin nga Birmingham. Për ta rikthyer në Premier League, Aston Villa i ka paguar Villarreal klauzolën e lirimit prej 6 milionë euro. Pas rastit Potter me 30 milionët e paguara nga Chelsea ndaj Brighton, një tjetër trajner ndërron pankinën në mes të sezonit. “Tekniku Unai Emery ka informuar Villarreal CF për vendimin e tij të njëanshëm për të ndërprerë marrëdhëniet e tij me klubin". Kështu thuhet në deklaratën që klubi spanjoll lëshoi për të dhënë lajmin. Emery ka hyrë në historinë e Villarreal duke u bërë trajneri i parë që fiton një titull me klubin. Përvec triumfit në UEFA Europa League, ai krenohet edhe me arritjen historike në gjysmëfinalet e Champions League sezonin e kaluar. Si dhe kualifikimin e skuadrës për dy vite radhazi në Europa League".

BLITZI I ASTON VILLA

As koha për të asimiluar lajmin për tifozët e Villarreal, sepse pak minuta më vonë u shfaq postimi i Aston Villa: “Kemi kënaqësinë të njoftojmë emërimin e Unai Emery si trajneri i ri i klubit”. 50-vjeçari spanjoll zë vendin e Steven Gerrard, i shkarkuar pas humbjes 3-0 ndaj Fulham. Ai rikthehet në Premier League pas përvojës së tij me Arsenal në sezonin 2018-19. Emery do të marrë përsipër Villans nga 1 nëntori, për të debutuar më pas, me shumë mundësi, kundër Manchester United më 6 nëntor.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI