Flash

Albin Kurti: S’do të ketë shtyrje të afatit për targat

Lapsi.al 25 October 2022
Albin Kurti: S’do të ketë shtyrje të afatit për targat

Kryeministri Albin Kurti, ka thënë sot se nuk do të ketë shtyrje të afatit për targat dhe për çështjen e targave është në kontakt me KFOR-in, ambasadorin e SHBA-së dhe Departamentin e Shtetit.

“Ne tashmë e kemi bërë një shtyrje të afatit. Në vend se të jetë më 30 shtator, data e fundit është 31 tetori ku të gjithë qytetarët e Kosovës të cilët kanë automjete me targa të stërvjetruara, do të mund t’i konvertojnë ato në targa legjitime. Unë ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve që ato vetura që janë me ato targa t’i konvertojnë në targa legjitime. Shumica dërrmuese serbeve në Kosovë i kanë konvertuar targat”, ka thënë ai në Samitin e Ballkanit Perëndimor, që po mbahet në Prishtinë.

Kurti ka shtuar se fushata po vazhdon, nëpër media e takime në mënyrë që targat RKS të shtohen, e targat tjera të jashtëligjshme të hiqen.

Sipas tij, këto masa nuk janë kundër serbëve, por për serbët.

“Edhe kur partnerët na japin sugjerime, ne i marrim seriozisht dhe i trajtojmë me kujdes. Unë jam vazhdimisht në kontakt me ministrin tim të brendshëm dhe me drejtorin e Policisë. Jam në bashkëpunim me komandantin e KFOR-it, me ambasadorin amerikane dhe State Departamentin. Ne nuk duam asnjëherë t’i befasojmë aleatët e miqtë, por kriminelët. 135.000 qytetarë serbë i kanë letërnjoftimet e Kosovës, pra edhe në këtë rast nuk bëhet fjalë për gjithë komunitetin, por për një pakicë që bën mirë t’i konvertojë targat”, ka thënë ai.

Ndërkohë Komuniteti ndërkombëtar nuk dëshiron tensionim të situatës pas datës 31 tetor kur skadon afati i përdorimit të targave serbe dhe kanë kërkuar shtyrjen e afatit.

"I dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili javën që shkoi ishte në Beograd dhe Prishtinë tha se "është vetë Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, që ka kërkuar nga Kosova që ta shtyjë për 10 muaj afatin për konvertimin e targave ilegale të Serbisë në ato të Kosovës.”

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI