Flash

Vetëdorëzohet në polici shqiptari që vrau gruan e tij rumune

Lapsi.al 24 October 2022
Vetëdorëzohet në polici shqiptari që vrau gruan e tij rumune

Është paraqitur në policinë italiane shqiptari Avni Meçja i shpallur në kërkim për vrasjen e bashkëshortes së tij rumune. 35-vjeçarja Alexandra Elena Mocanu u gjet e pajetë në banesën e saj në Bolzano. Rumunia kishte jetuar për disa vite edhe në Verona. Më pas vendosi të shpërngulej pranë shqiptarit që punonte në ndërtim ndërsa ajo si banakiere. Ishin të afërmit e shqiptarit ata që vunë në alarm autoritetet.

Gjatë një telefonate me vëllain e tij, Avni Meçja i kishte rrëfyer se i duhej të arratisej pasi po e kërkonin. Pas kësaj telefonate të afërmit shkuan në banesën e çiftit dhe gjetën gruan e pajetë. Gruaja rumune kishte shenja të dukshme të dhunës. Autoritetet besonin se shqiptari kishte mbërritur në Shqipëri për t’u fshehur. Në rrjetet sociale ata publikonin foto në krahët e njëri – tjetrit, po pas tyre e vërteta ishte krejt ndryshe. Fqinjët deklaruan se i kishin dëgjuar shpesh të grindeshin.

“I kemi dëgjuar shpesh duke u grindur. Nga banesa e tyre dëgjonim zënka të shpeshta me zë të lartë mes të dyve. Kjo ndodhi edhe të shtunën në mbrëmje, deri rreth orës 22.30. Më pas dëgjuam përplasjen e sirtarëve dhe më pas asgjë më shumë. Heshtje deri të dielën, kur mbërriti policia dhe zjarrfikësit për të hyrë në banesë”, - thonë ata për mediat. Viktima duket se është goditur rëndë, ndoshta me një send të mprehtë. Më pas kufoma ishte mbështjellë me një batanije. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI