Flash

Vendimi për non-grata/ Berisha: Britania më transparente se SHBA, i publikoi absurditetet e saj!

Lapsi.al 24 October 2022
Vendimi për non-grata/ Berisha: Britania më transparente se SHBA, i

Ish-kryeministri Sali Berisha i ka konsideruar falsifikime dhe gënjeshtra pretendimet e ngritura nga SHBA dhe Britania e Madhe pas shpalljes së tij non-grata.

Berisha tha se Britania e Madhe ishte më transparente në këtë proces, pasi i publikoi pretendimet e saj për të.

I ftuar në emisionin “Pa censurë”, Berisha deklaroi se Britania, ndryshe nga SHBA, njoftoi mbi hapat që ish-kryeministri mund të ndiqte për të apeluar vendimin për shpalljen e tij non-grata.

Berisha: Shqiptarët e shohin se ka një parti që i del zoti interesit kombëtar. Bashkimi është plotësisht i mundur. Statuti ka përcaktuar tërësisht këtë mundësi. Statuti nuk përjashton. Unë e di çfarë do të thotë të heqësh nenin për përjashtimin nga statuti. Është neni i fraksionit, cilido që e ndjen të krijojë një fraksion, është i mirëpritur.

Pyetje: Problemi i tyre është vendimi për largimin tuaj nga grupi parlamentar.

Berisha: Ata të cilët besojnë gënjeshtrën për të vërtetë, delegojnë ndërgjegjen e tyre, përbëjnë fatkeqësi njerëzore. Nëse ka një dallim madhor të kësaj partie, është që ata që ndjekin Sali Berishën, nuk pranojnë gënjeshtrën për të vërtetë. Ka 1 vit e gjysmë që DASH, Antony Blinken nuk ka nxjerrë një fakt të vetëm. Të paktën, britanikët pranuan për hir të këtij kodi të nxjerrin absurditetet e tyre, më akuzuan për një njeri që nuk e kam takuar kurrë.

Ambasadori britanik, në mënyrën më korruptive, paraqet një argument palidhje për marrëdhënien time me atë person. Ai është një burokrat i korruptuar. Unë kam besim të plotë tek drejtësia e Mbretërisë së bashkuar. Ka Yuri Kim 1 vit e gjysmë që thotë se fakte kemi por nuk i publikojmë. Janë fakte të George Soros, këtij armiku të kombit shqiptar.

Britania e Madhe që është një vend, duhet të pranojmë që është më transparente. Britania krahas vendimit, ka paracaktuar një rrugë që mund të ndiqet. Organizata kriminale që supozohet se unë jam i lidhur, është Fation Dauti. A mundet t’i thotë një ambassador që merr një njeri që unë se kam dëgjuar emrin, do të thotë se ai është verbërisht i korruptuar.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI