Flash

Vdekja e Lear Kurtit, Meta: Policia shihet si një kërcënim kriminal që merr jetën

Lapsi.al 24 October 2022
Vdekja e Lear Kurtit, Meta: Policia shihet si një kërcënim

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur për vdekjen e të riut Lear Kurti, i cili humbi jetën  më 19 tetor 2022 në komisariatin e policisë nr.3 në kryeqytet.

Meta deklaroi sot se qeveria dhe policia e Ramës po përpiqet ta trajtojë si një ngjarje të zakonshme për të mbuluar një krim flagrant shtetëror. Sipas tij, po tentohet të fshihet e vërteta, ndërsa është ende shumë e freskët në kujtesën e të gjithë shqiptarëve, vrasja makabër e Klodian Rashës dhe mashtrimi i policisë së Ramës dhe Ministrisë së Brendshme.

Meta: Qeveria dhe policia po përpiqen ta trajtojnë si një ngjarje të zakonshme. Po tentohet të fshihet e vërteta. E mbushur me patronazhistë të mbështetur politikisht nga arroganca e Edi Raës dhe ministrit të Brendshëm, policia nuk shihet më si një institucion që mbron jetën por si një kërcënim kriminal, për t’ia marrë jetën. Mbi bazën e disa fakteve, shtrohen disa pyetje.

Cila është arsyeja që policia deklaroi se i riu vdiq në spital, ndërkohe që spitali konfirmoi se kishte shkuar i vdekur.

Cila është arsyeja që autopsia u bë para kohe? Autopsi u bë 5 orë pas vdekjes, ndërkohë që duhej bërë 12 orë  pas vdekjes.

Duke qenë se vendi i ngjarjes ishte disa metra larg spitalit të Traumës, pse nuk u dërgua në spital, por u dërgua në komisariat?

A kanë pasur kamera trupi punonjësit e policisë dhe çfarë evidentojnë ato?

A ka pasur komunikim të patrullës me sallën operative?

Janë tronditëse dëshmitë e shokut të ngushtë dhe nënës së tij. ishte policia e Ramës ajo që shkaktoi vetëvrasjen e Ilvi Metës. ishte policia e Ramës që vrau Enea Ftoin në Korçë. Është policia e Ramës që dhunon të rinjtë në protesta. kjo situatë kriminale ka zgjidhje të menjëhershme largimin e Ramës dhe Çuçit. Të procedohet Ardi Veliu, manipulues i disa ngjarjeve të rënda. prokuroria duhet të zbardhë ngjarjen dhe Avokati i Popullit të bëjë sa më parë transparencën.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI