Flash

Asllani nuk luan, më mirë larg Interit: drejtuesit zikaltër mendojnë huazimin e mesfushorit

Lapsi.al 24 October 2022
Asllani nuk luan, më mirë larg Interit: drejtuesit zikaltër

Kristjan Asllani po gjen pak hapësira te Interi dhe në janar mund të huazohet për të luajtur me më shumë vazhdimësi. Sipas raportimeve nga Calciomercato.com, mesfushori shqiptar mund të huazohet deri në fund të sezonit te Empoli. Një kthim në klubin nga i cili zikaltrit e kanë marrë Asllanin me detyrimin e blerjes.

Një situatë e komplikuar për Asllanin por jo për dy klubet e përfshira. E para, Inzaghi nuk do ta vuajë largimin e shqiptarit, sepse në pritje të rikthimit të Brozovic, ka zbuluar një Calhanoglu regjist. Asllani mbërriti te zikaltrit pikërisht për të qenë zëvendësues i kroatit. Problemi është se 20 vjecari i përfaqësueses së Shqipërisë nuk e ka bindur teknikun. E kjo nuk ka lidhje fare me rastin e humbur në fund të ndeshjes në Camp Nou kundër Barcelonës në Champions.

Lexo më tej: Video/ Asllani humbet golin e fitores, super-Lewandowski nuk mjafton: 3-3 në Camp Nou. Liverpool e ekzagjeron në Skoci

Asllani ka nevojë të luajë. Fakti që erdhi në një klub të madh pas vetëm 6 muajsh në Serie A, tani është kthyer të ngjajë me një gabim. Mesfushori i talentuar ka nevojë të luajë dhe me vazhdimësi. Kështu, lindi idea e një huazimi te Empoli, skuadra që e lançoi në futbollin që ka rëndësi. Empoli do të priste me shumë dëshirë një kualitet si Asllani. Ky afrim do ta conte në tre kontigjentin e shiptarëve te toskanët. Kështu, në janar lëvizja mund të bëhet me aprovimin e të gjitha palëve.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI