Flash

Wanda e L-Gante nuk fshihen më: “Jemi të dashuruar”. Icardi i tërbuar nga zemërimi

Lapsi.al 23 October 2022
Wanda e L-Gante nuk fshihen më: “Jemi të dashuruar”.

Ajo që dukej si thjesht një marifet publiciteti po rezulton të jetë një histori dashurie. Wanda dhe L-Gante dalin hapur gjatë një interviste të dhënë për Revista Caras në të cilën të dy thanë se ishin të dashuruar. Pas puthjes së supozuar në një lokal në Quilmes erdhi videoklipi i xhiruar së bashku në shtrat në Buenos Aires. Ai ishte për këngën e re të reperit, por duket se ka akoma më shumë. E Icardi, sipas burimeve të brendshme, është tërbuar nga zemërimi pas aprovimit të ish-gruas së tij për lidhjen me reperin.

Fillimisht ishin thjesht zëra, pastaj thashetheme prapaskenash për publicitet. Tani, megjithatë, ka ardhur konfirmimi nga ata që janë të përfshirë drejtpërdrejt. Wanda dhe L-Gante janë, të paktën sipas deklaratave të tyre, të dashuruar. Në një intervistë të dhënë bashkërisht në Argjentinë, Nara foli për reperin si më poshtë: “Ai është një person shumë i mirë, autentik dhe ka një zemër të madhe”. Më pas ajo u pyet nëse do të ishte me dikë si ai: “Po, sigurisht, pse jo?”, u përgjigj ajo. Në të njëjtën pyetje, këngëtari 22-vjeçar nuk ka hezituar: “Pse jo?”. Më pas çiftit iu kërkua të përshkruanin dashurinë e tyre dhe të dy u përgjigjën se ishin të dashuruar.

Lexo më tej: Wanda deklaron divorcin, Icardi i ngatërron gjërat fare: “Jam e ndarë”– “Oh ashtu? Si në Argjentinë para pak ditësh!”

LARJA E HESAPEVE

Pranimi i showgirl-it argjentinas dhe këngëtarit të ri sigurisht që nuk i kanë pëlqyer Mauro Icardit. Sulmuesi ditët e fundit kishte shprehur hapur tërbimin e tij mbi ish-bashkëshorten: “Nuk jam i gatshëm të vazhdoj ta ndihmoj dhe të mbroj të pambrojtshmen. Ajo është loloja e gjithë botës me qëndrimet e saj”, deklaroi ai. Gazetari argjentinas i gossip Juan Etchegoyen konfirmon lindjen e çiftit të ri: “Më thonë se tashmë e prezanton si të dashurën e tij, ai është marrëzisht i dashuruar”. Ndërsa Wanda është rrugës për në Turqi. Ndoshta ka ardhur koha për larjen e hesapeve.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI