Flash

Rusia e pafuqishme ndaj sulmeve ukrainase, ndryshon taktikë

Lapsi.al 23 October 2022
Rusia e pafuqishme ndaj sulmeve ukrainase, ndryshon taktikë

Rusia po përpiqet të ndërpresë telekomunikimet në Kherson në mënyrë që të ndalojë personat brenda qytetit të dërgojnë informacion tek forcat e armatosura ukrainase, ka thënë qeveria e Ukrainës.

Kjo lëyivje e rusëve vjen në mes të tërheqjes së trupave nga perëndimi i rajonit Kherson. Kjo, pasi pritet një kundërofensivë nga Ukraina për të rimarrë qytetin.

Sipas një raporti të Qendrës për Rezistencën Kombëtare të drejtuar nga qeveria, Rusia ka filluar çmontimin e pajisjeve të komunikimit në qendrën televizive lokale.

“Në të ardhmen, rusët planifikojnë të largohen plotësisht nga qyteti. Të largohen duke shkatërruar komunikimin, televizionin dhe transmetimin në radio”, raportuan ata.

Lufta midis Rusisë dhe Ukrainës ka një panoramë krejtësisht ndryshe sot me ç'e ka pasur disa muaj më parë. Një Ukrainë që është e lodhur nga lufta dhe e rrënuar nga ana infrastrukturore që po gjen forcat të sulmojë forcat ruse. Nga ana tjetër, trupat ruse prej dy muajsh nuk po shënojnë asnjë rezultat. E kundërta ka ndodhur në fakt. Ata kanë humbur territor nga sulmet e forcave ukrainase. Ky është një trend që nuk pritet të ndalë. Kjo është edhe arsyeja pse perëndimi ka ngritur frikën se Vladimir Putin, për të ndaluar humbjen e territorit të pushtuar ukrainas, do të shkojë në ekstrem duke përdorur një armë bërthamore. ©Lapsi.al

Lexo më tej: 34 milionë viktima në 5 orë/ Ç’ndodh nëse Putin nis luftën bërthamore 

Lexo më tej: VIDEO/ Kremlini nxjerr pamjet e Putin që qëllon me snajper 

Të këshilluara

Sllovenia mban zgjedhjet presidenciale

Qytetarët në Slloveni më 23 tetor votojnë në zgjedhjet presidenciale, në të cilat garojnë tre kandidatë kryesorë, por është e paqartë se cili do të jetë fituesi...

11:03

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI