Flash

Vatër zjarri në Peqin

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre, pyll, por edhe ullishte në fshatin Haspiraj ...

20:25

Rama ik!/ Protestuesit nisen drejt Kryeministrisë

Lapsi.al 23 October 2022
Rama ik!/ Protestuesit nisen drejt Kryeministrisë

Pasi protestuan tek Ministria e Brendshme, qytetarët janë nisur drejt kryeministrisë duke bërë thirrje "Rama ik!".

Qytetarët janë mbledhur mbrëmjen e sotme për të dytën herë në protestë për të kërkuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi, pas vdekjes së 32-vjeçarit Lear Kurtit.

Fillimisht ata u mblodhën para Ministrisë së Brendshme, ku bënë thirrje për drejtësi për të riun, ndërsa tashmë po zhvendosen dhe po marshojnë drejt kryeministrisë.

“Rama burg! Rama ik! Ju jeni vrasës. Drejtësi për Learin”. Këto janë disa nga thirrjet që qytetarët bëjnë.

Kjo protestë mbështetet edhe nga kreu i PD Sali Berisha dhe deputetët e kësaj force. Thirrjes së PD iu përgjigj edhe Partia e Lirisë.

Gazetari Osman Stafa raportoi se, tek Ministria e Brendshme, qytetarët kanë hedhur domate, jo drejt uniformave blu, por në afërsi të këmbëve të tyre.

Ata u drejtuan me thirrjet: “Ju jeni vrasës! Kriminelë. Policia e krimit. Ministria e vrasjes!” 

Ndërkohë qytetarët kërkuan të kalonin kordonin e policisë, për të ndezur qirinj pas krahëve të tyre. Më pas ata kanë hedhur miell mbi efektivët si shenjë ironie për deklaratën e policisë se i riu kishte kokainë me vete kur u arrestua.

Lexo më tej: Nis protesta për Learin/ Hidhen domate tek ministria e Brendshme 

Lexo më tej: “Kr*minelë”/ Protestuesit hedhin miell drejt policëve 

 

Të këshilluara

Covid-19/ Asnjë humbje jete, 18 raste të reja

Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anti - Covid-19, veçanërisht në këtë periudhë të vjeshtës, për të kufizua...

17:36

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI