Flash

Piquè, surpriza makabre: nën terrenin ku po ndërton një hotel gjendet një nekropol mysliman

Lapsi.al 23 October 2022
Piquè, surpriza makabre: nën terrenin ku po ndërton një

Gjërat nuk shkojnë aspak mirë për Gerard Pique. Në fushë jo, ndarja me Shakirën nuk mund të jetë mirë edhe në anën sentimentale e tani edhe në biznes dalin probleme. Katalanasi ndër vite ka investuar në biznese të ndryshme. Disa prej të cilave po i garantojnë të ardhura të çmendura, madje më të larta se sa fiton nga futbolli. Por sipas asaj që bën të ditur CadenaSER, projekti i katalanasit për të ndërtuar një hotel luksi në Malaga ka pësuar një ndalesë... makabër. Në terrenin ku po ndërtohet hoteli, u gjend një nekropol mysliman.

Brenda tokës, që Kerald Holding, president i së cilës është babai i Piquè, e bleu për 20 milionë euro, u gjet një nekropol mysliman. Janë mbi 250 varre, shumica e tyre bosh. Ato datojnë në shekullin e XV, pikërisht në kohën kur Monarkët Katolikë të Spanjës po përfundonin 'Reconquista'. Ata pushtonin qytetet jugore si Malaga, ende nën kontrollin e Emiratit të Granadas. Fakti që kishte diçka nën tokë, shpjegon një arkeolog, ishte tashmë i qartë për Piquè: "Kur e blenë, ata tashmë e dinin se kishte mbetje, përkundrazi, po e llogarisnin këtë gjë".

Tani, megjithatë, punimet duhet të ndalen në mënyrë të pashmangshme. Edhe pse fakti që varret janë pothuajse të gjitha të papërdorura, mund të çojë jo domosdoshmërisht në ruajtjen e zonës. “Ne kemi zbuluar vetëm 5% të asaj që ka qenë nekropoli i madh mysliman i Malagas. Një nga më të mëdhenjtë në Spanjë”, komenton përgjegjësi i gërmimit. “Tashmë jemi duke punuar me teknikët dhe shpresojmë që në janar të fillojë ndërtimi i hotelit të ardhshëm”.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI