Flash

Nuk i ndaloi policisë/ Arrestohet 45-vjeçarja që kalonte emigrantë

Lapsi.al 23 October 2022
Nuk i ndaloi policisë/ Arrestohet 45-vjeçarja që kalonte

Një grua që kontrabandonte emigrantë që kishin ilegalisht nga Greqia u kap nga Policia e Gjirokastrës. Policia dha detaje për operacionin "Road Guard 45". 54-vjeçarja nga Finiqi, Floranda Obzova, u arrestua pas një ndjekjeje nga forcat Shqiponja.

“Në vendin e quajtur Ura e Kardhiqit, shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë ndalimi automjetit "Mercedes Benz", me drejtuese F.O, e cila nuk i është bindur urdhrit, por është larguar me shpejtësi.

Pas ndjekjes dhe ndalimit të automjetit nga shërbimet e Policisë, rezultoi se F. O. ishte duke transportuar me “Mercedes Benz", tre emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit. 

Asaj iu sekuestrua mjeti, një aparat celular dhe një shumë parash. Dosja e saj i kaloi Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme" - thuhet në njoftimin e policisë. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI