Flash

Vatër zjarri në Peqin

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre, pyll, por edhe ullishte në fshatin Haspiraj ...

20:25

Në kërkim për trafik dr0ge, arrestohen në Greqi dy shqiptarët

Lapsi.al 23 October 2022
Në kërkim për trafik dr0ge, arrestohen në Greqi dy
Dy shqiptarë të shpallur në kërkim për trafik dr0ge dhe vepra të tjera të paligjshme janë kapur në Greqi ditën e sotme. Raportohet se pala greke ka kapur në pikën kufitare të Kakavijës njërin prej shqiptarëve. Ai rezulton me urdhër arresti nga Prokoria e Ileas për çështje droge dhe armësh. Ndërkohë shtetasi tjetër i kapur në Selanik është një 44-vjeçar. Ky i fundit është i shpallur në kërkim për dy dënime me total prej 18 vitesh dhe 20 mijë euro gjobë. Dënimet janë për drogë dhe krime të tjera. Raportohet se në momentin e arrestimit atij i është gjetur edhe një sasi droge ende e pacaktuar. Arrestimet nuk lidhen njëra me tjetrën. Të dy shqiptarët kanë pasur çështje në vete. Ndërsa vitet kalojnë, vazhdon problemi i shqiptarëve që arrestohen për përfshirje në aktivitete kriminale në vendet e huaja. Vetëm ditën e sotme një media spanjolle njoftoi se ishte vënë një shqiptar në pranga në Spanjë. Ai ruante një plantacion kanabisi brenda një banese. Edhe nga Britania e Madhe fluksi i shqiptarëve të përfshirë në trafik droge nuk është zbehur.

Lexo më tej: Spanjë/ Banesa si plantacion, arrestohet shqiptari 

Lexo më tej: Greqi, pothuajse 15% e furrave gati për mbyllje, shkak çmimi i lartë i energjisë elektrike 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI