Flash

Guardiola i magjepsur nga Kvaratskhelia: gati ofensiva e City për gjeorgjanin që fiton 1 milion euro në vit

Lapsi.al 23 October 2022
Guardiola i magjepsur nga Kvaratskhelia: gati ofensiva e City për

Paraqitjet e mahnitshme të Khvicha Kvaratskhelia padyshim nuk po kalojnë pa u vënë re. Sulmuesi gjeorgjian erdhi te Napoli në verë për 10 milionë euro. Tashmë ai ka shënuar 7 gola dhe 6 asist me prezantime të nivelit të lartë. Vrapimi i tij, përshpejtimet, të kombinuara me një teknikë individuale të mahnitshme, e bënë atë të shndërrohej në makthin e të gjitha mbrojtjeve në Itali dhe Evropë. Kështu, pashmangshmërisht sytë e shumë klubeve të mëdha u përqendruan tek ai. Mbi të gjitha ato të Manchester City, me Guardiolën të magjepsur nga 21 vjecari. E britanikët janë gati të nisin ofensivën.

Ishte e pashmangshme që pas tre muajve të tij të parë yjor në Itali, Khvicha Kvaratskhelia të tërhiqte vëmendjen e emrave të mëdhenj. Real Madrid e Paris Saint Germain kishin kërkuar tashmë informacione për gjeorgjianin. Megjithatë, sipas raportimeve nga Sun, klubi më konkretisht i interesuar për 21-vjeçarin nga Tbilisi duket se është Manchester City. Anglezët janë gati të nisin sulmin ndaj lojtarit që në verën e ardhshme. Kvara ka nënshkruar një marrëveshje pesëvjeçare me vlerë rreth një milion euro në sezon me Napolin, por De Laurentiis tashmë po punon për të gjetur një marrëveshje të re. Sigurisht me shifra më të lartam duke futur një klauzolë të rëndësishme lirimi.

Sipas tabloidit anglez, ideja e ADL është të fuste një klauzolë shumë të lartë, për të cilën megjithatë lojtari nuk është shumë i bindur. Klubi sidoqoftë është mjaft i qetë duke qenë se skadimi i kontratës daton në vitin 2027. Ndërkohë, klubet e mëdha evropiane vazhdojnë të monitorojnë situatën. E duke pasur parasysh “fuqinë e zjarrit” të Manchester City, tifozët e Napolit nuk mund të flenë të qetë gjatë verës. Për momentin, megjithatë, ata i gëzohen xhevahirit të tyre.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI