Flash

Vatër zjarri në Peqin

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre, pyll, por edhe ullishte në fshatin Haspiraj ...

20:25

Gjurmët/ Si u arrestuan vëllezërit Miri për vrasjen e Indrit Ndojit

Lapsi.al 23 October 2022
Gjurmët/ Si u arrestuan vëllezërit Miri për vrasjen e Indrit

Ishin provat e lëna në vendin e ngjarjes dhe objektet e gjetura në banesën e tyre pas kontrollit të Policisë, që çuan në arrestimin e dy vëllezërve Sajmir dhe Landi Miri, si autorë të vrasjes së Indrit Ndojit në Fushë-Krujë disa ditë më parë. Burime pranë grupit hetimor thanë se në vendin ku u gjet trupi i pajetë janë konstatuar gjurmë të vëllezërve.

Por teksa policia thotë zyrtarisht se ka provuar ligjërisht nëpërmjet të dhënave të marra nga provat, implikimin e dy vëllezërve Miri, ata kanë mohuar para grupit të hetimit se janë autorë të ngjarjes së rëndë.

34-vjeçari Indrit Ndoji u qëllua disa herë me një kaçavidë në këmbë. Për shkak të gjakderdhjes humbi jetën.

Sipas Policisë, ngjarja erdhi pas një sherri për motive banale. Sherri vijoi me konflikt fizik me viktimës dhe autorëve, shumë pranë banesës së prindërve të Ndojit.

Gjatë konfliktit ky i fundit u qëllua me kaçavidë dhe është gjetur vetem në mëngjes nga banorët e fshatit. 34-vjeçari duhet të ishte në banesë pasi ishte me masë sigurimi “Arrest shtëpie”.

Lexo më tej: Zbardhet ngjarja e Fushë-Krujës, dy vëllezër si autorë të eleminimit të Ndojit 

Lexo më tej: U gjet i pajetë në kanal/ Nëna e Indrit Ndojit zbulon çfarë i tha në telefon 

Të këshilluara

Covid-19/ Asnjë humbje jete, 18 raste të reja

Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anti - Covid-19, veçanërisht në këtë periudhë të vjeshtës, për të kufizua...

17:36

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI