Flash

Commisso, grushte kundër derës së dhomave të zhveshjes së Inter: Fiorentina e mohon e "presim ndjesën"

Lapsi.al 23 October 2022
Commisso, grushte kundër derës së dhomave të zhveshjes
Një finale ndeshje shumë e acaruar mes Fiorentinës dhe Interit, në fushë por edhe jashtë saj. Agjensia e lajmeve ANSA citon burime pranë klubit zikaltër, sipas të cilave pas golit të 4-3, drejtuesit e Inter janë sulmuar verbalisht në tribunat e Franchi. Jo vetëm kaq: presidenti i Fiorentinës Rocco Commisso është vërsulur pas derës së dhomave të zhveshjes të Interit, duke e goditur me grushte. Situatë e mohuar kategorikisht nga Fiorentina me një shënim: Commisso zbriti në dhomat e zhveshjes viola vetëm për të uruar ekipin dhe pret një falje zyrtare nga zikaltrit. Lexo më tej: Video/ Çmenduri në Franchi: Fiorentina barazon në të 90′, Mkhitaryan i jep fitoren Inter në të 95′

FIORENTINA: "PRESIM NDJESËN E INTER"

"ACF Fiorentina mohon kategorikisht të gjithë zërat që i atribuojnë Presidentit Commisso ose drejtuesve të tjerë viola sjellje të dhunshme. Presidenti Commisso në fund të ndeshjes thjesht zbriti brenda dhomave të zhveshjes së Fiorentinës. Ai donte të uronte trajnerin dhe djemtë për paraqitjen e shkëlqyer. Presidenti Rocco Commisso pret një falje zyrtare nga Interi dhe presidenti i tij Steven Zhang. Si dhe nga ata që përhapën këto lajme të rreme, duke rikthyer sa më shpejt të vërtetën”.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI